Showbiz 9 Shtator 2019

"Ta paska qarë foton dashuria" Xhemi e tepron me komentet në foton e Arbanës nga Parisi; Ja reagimi i saj

Showbiz

Kureshtja, në Arbana Osmani është në një lidhje me regjisorin Eduart Grishaj është shuar! Këtë e themi, sepse të gjitha shenjat që ata kanë dhënë lart e posht, tregojnë se ata janë çift, e nëse deri më tani kishim pritur për një konfirmim zyrtar, tani duket se ajo që duam është një foto e çiftit.

Në kaq pak kohë, Arbana dhe Eduarti kanë shëtitur shumë vende e kanë pushuar në Marok, Itali e së fundmi ndodhen në qytetin e dashurisë Parisi.

Fotot veç e veç nuk kanë munguar, ashtu si dhe komentet këmbëngulëse “Po një foto me Eduartin s’do e hedhësh”

Edhe në kësi rastesh Arbana nuk ka ngurruar t’u kthejë përgjigje fansave, duke na lënë të kuptojmë që kanë shume foto bashkë, por I KA PËR VETE.

Përshkrimi i fotos së fundit  “Të dua Paris” ka nxitur një valë komentesh në Instagramin e Arbanës, pasi dhe Eduarti ka postuar nga i njëjti qytet.

Pas këtij dedikimi, ka qenë mikesha e saj Xhemi Shehu që e ka ‘ngacmuar’ duke i thënë Ta ka qarë foton Parisi”! Pra me pak fjalë, dashuria jote.

Në ndryshim nga herët e tjera, Arbana ka vendosur mos t’i kthejë përgjigje Xhemit, ndonëse fansave të tjerë , për shembull njërës që e ka pyetur për xhaketën, s’është menduar dy herë t’i përgjigjet ! PRA nuk ka dashur vetë, jo s’e nuk e ka parë komentin e Xhemit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor