Showbiz 9 Shtator 2019

Vetëm ky ushqim nga duart e ''nonës'', e bën Majlinda Bregun të heqë dorë nga dieta dhe regjimi strikt

Showbiz

Prej gati një viti ajo ka braktisur skenën e politikës shqiptare, për të shtuar në listën e gjatë të eksperiencave profesionale pozicionin e sekretares së përgjithshme të ‘’Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal” të BE-së. Një detyrë e cila e ka e çuar larg Tiranës së saj të dashur, në Sarajevë, ku Majlinda ka zbuluar jo vetëm një stil të ri jetese, por edhe shije të reja.

E siç tashmë dihet, ish-deputetja e njohur e PD-së ka një lidhje të fortë me kuzhinën. Të gjithë ata që e ndjekin në Instagram, e dinë që gatimi është një nga pasionet e saj. Sigurisht që koha e angazhimet nuk e lejojnë t’i përkushtohet aq sa do donte, ama gjatë fundjavave, apo në ditët më të qeta të aktiviteteve, i kushtohet gjithnjë kuzhinës. Por kur gatimet mbajnë aromën e duarve të nënës, edhe Majlinda e lëshon veten dhe nuk përmbahet fare.

Ish-ministrja e kabinetit Berisha shquhet për pamjen e saj të kuruar dhe linjat elegante, mirëpo nuk e ka aspak problem të prishë regjimin nëse përpara ka petulla. Dhe jo petulla dosido, petulla nga ato të mamit, tundimi i saj më i ëmbël. “Fiks për dietë, petllat e nonës”– shkruan ish-ministrja e Integrimit bashkëngjitur fotos së postuar dje në profilin e saj në Instagram. Epo, nuk i vëmë faj, gatimet e mamit janë më të mirat!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor