Aktualitet 9 Shtator 2019

Si paraqitet situata e motit për këtë javë; Sinoptikanët tërheqin parashikimin e gabuar dhënë disa ditë më parë

Aktualitet

Ndryshe nga ç’parashikuan sinoptikanët, vjeshta nuk ka rezultuar dhe aq e lagësht. Ditët e para të muajit u ndje një rënie e lehtë temperaturash, por këto të fundit janë ngritur sërish duke na bërë të besojmë, se shiu është larg. Sipas Shërbimit Meteorologjik e hëna parashikohet e paqëndrueshme, me reshje shiu e shtrëngata, por kryesisht në zonat veriore.

Vranësirat janë të formave të izoluara, por në përgjithësi moti me diell do të mbizotërojë në vend.

Gjatë këtyre ditëve era përgjithësisht do të fryjë e lehtë e mesatare në det me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim. Valëzimi në det parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Ditën e sotme, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 27 °C
në vendet e ulëta: 19 / 27 °C
në vendet malore: 13 / 24 °C.
Megjithatë  temperaturat gjatë javës do të kapin dhe vlerën maksimale 33 gradë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor