Showbiz 9 Shtator 2019

Nuse më të bukur nuk keni parë; Aktorja e "Zonja Fazilet dhe të bijat" martohet dhe ceremonia është thjesht përrallore

Showbiz

“Zonja Fazilet dhe te bijat” ka qenë një nga serialet më të pëlqyer në Turqi, i cili së fundmi është transmetuar dhe në platformën Tring.Një nga aktoret protagonist ka qenë dhe bukuroshja e talentuar Deniz Baysal, e cila ka lidhur kurorë me këngëtarin turk Baris Yurtçu me të cilin është në një lidhje 2-vjeçare.

Në prill të këtij viti, 28-vjeçarja pranoi se kishin zgjedhur  Cesme-n, si vendin ku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe çifti do të merrej personalisht me detajet e ceremonisë martesore. Pas pesë muajve përgatitjesh, çifti arriti të organizonte një ceremoni përrallore me afro 400 të ftuar!

Sipas shtypit turk dasma mendohet të kap vlerën e 200 mijë lirave turke. Fotogaleria e mëposhtme përmbledh disa nga fotot më të bukura të çiftit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor