Floket 8 Shtator 2019

Nëse u kthyet nga pushimet me flokë të djegur e pa jetë, trajtimet më të mira i ofron natyra

Floket

Kudo që ta keni kaluar verën, i nxehti, djersitja dhe larjet më të shpeshta mund t’i kenë stresuar flokët. Nëse e keni kaluar verën mes valëve, diellit dhe kripës, flokët tuaj mund të jenë tharë dhe është koha të njiheni me metodat natyrale për “t’i sjellë flokët në terezi” pas pushimeve të verës. Për rikthimin në shkollë ose punë me flokët e ëndrrave tuaja duhet një terapi e duruar për t’u dhënë flokëve hidratimin, butësinë dhe shkëlqimin që u nevojitet. Përveç kësaj, ndërrimi i stinëve sjell me vete rriskun e flokëve të dobët dhe pa jetë.

Nëse flokët tuaj janë të dobët...

Nëse flokët tuaj janë të dobët, duhet një trajtim intensiv antplakje me polifenole dhe antioksidantë që nxisin rritjen e flokut. Gjenden edhe tek frutat, sidomos tek rrushi në këtë periudhë, tek perimet dhe drithërat. Kërkojini parukieres suaj një trajtim përforcues që mund ta bëni në shtëpi dhe të zgjasë të paktën një muaj.

Nëse keni skalp të irrituar...

Nëse lëkura juaj e kokës është e irrituar, ju duhet një trajtim i ëmbël. Përdorni një shampo të përshtatshme për lëkurë të ndjeshme që të mos shkumëzojë shumë. Bëjini një masazh skalpit gjatë larjes në mënyrë që të nxisni qarkullimin e gjakut.

Nëse keni flokë të thatë...

Nëse majat e flokut tuaj janë të thata, pritini pak. Pas pushimeve vlen rregulli klasik i prerjes së majave të ndara. Nëse nuk doni të shkoni te parukierja, mund ta bëni edhe vetë këtë proces duke përdredhur seksione të vogla flokësh e duke prerë majat. Më pas aplikoni pak vaj kokosi pa shpëlarje.

Nëse keni flokë pa jetë e pa shkëlqim

Nëse flokët tuaj janë pa jetë dhe kanë humbur shkëlqimin, përdorni vajin e arganit. Një mënyrë tjetër shumë e vlerësuar është uthulla e mollës. Hollojeni me pak ujë dhe spërkasni flokët pasi i keni larë me shampo. Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë që të mbyllen folikulat dhe flokëve t’u rikthehet shkëlqimi.

Nëse doni t’i lyeni

Lyerja është një metodë e mirë për t’i rikthyer shkëlqimin flokëve të dëmtuar. Nëse doni ta bëni në shtëpi këtë proces, zgjidhni një bojë pa amoniak ose një shampo kolor. Më pas aplikoni një maskë ushqyese për flokë të lyer.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor