Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Sjellja e një fëmije në jetë, mund të shoqërohet me emocione shumë të fuqishme, si: ngazëllim, gëzim, madje edhe frikë. Por shumë nëna të reja përjetojnë një emocion tjetër: depresionin. Brenda disa ditëve pas lindjes, nënat mund të përjetojnë një depresion të lehtë. Ai mund të zgjasë nga disa orë deri në disa javë pas lindjes. Gjithsesi, ka disa nëna që përjetojnë një depresion më të rëndë, i cili zgjat disa javë deri në disa muaj pas lindjes. Në qoftë se nuk trajtohet, ky lloj depresioni mund të zgjasë edhe një vit ose më shumë. Shkaku i depresionit të paslindjes, nuk është ende i qartë. Ka gjasa që në shfaqjen e tij të luajnë rol trupi, mendja dhe bashkëveprimet sociale. Menjëherë pas lindjes, nivelet e estrogjenit dhe progesteronit bien ndjeshëm. Përveç kësaj, ndryshime ndodhin edhe në vëllimin e gjakut në trup, tension, sistemin imunitar dhe metabolizëm. Të gjitha këto ndryshime mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihet një grua, si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo emocionale
Nëse diagnostikoheni me depresionin e paslindjes ose nëse mendoni se vuani nga kjo sëmundje, është e rëndësishme të kërkoni përkujdesje profesionale. Për ta marrë veten, mundohuni të ndiqni këshillat e mëposhtme:
*pushoni sa më shumë. Kur foshnja të jetë në gjumë, pushoni edhe ju;
*hani si duhet. Mundohuni të konsumoni sa më shumë drithëra, fruta dhe perime;
*merruni çdo ditë me veprimtari fizike;
*ruani lidhjet me të afërmit dhe miqtë tuaj;
*kërkojuni atyre t’ju ndihmojnë me foshnjën dhe punët e shtëpisë;
*kushtojini pak kohë vetes. Vishuni, dilni nga shtëpia ose takoni një shoqe;
*bisedoni me nëna të tjera. Pyeteni mjekun nëse ka grupe nënash të reja në komunitetin tuaj;
*mundohuni të kaloni pak kohë vetëm me partnerin.
Informacioni është marrë nga libri: Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme sjellë në shqip nga Botimet LIVING
Librin mund ta blini online duke klikuar në këtë LINK
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...