Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Lazanja është pa dyshim një nga pjatat më të shijshme, por edhe më të famshme të kuzhinës italiane. Linda e ka gati recetën për të gjithë ju, madje duke përdorur një përbërës që ne shqiptarët e duam shumë: gjiza.
PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA: 500 g petë për lazanjë të njoma, 500 g gjizë me kripë, 1 gotë qumësht (250 ml), 250-300 g spinaq, 150 g domate qershiza, 4 lugë pesto xhenoveze ose jo, nëse nuk ju pëlqen, 100 g djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër sipas dëshirës, vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës, 1 vezë dhe ½ gotë qumësht për t’ia hedhur përpara setë piqet, borzilok i freskët.
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 200°C. Petët e lazanjës i përvëlojmë për pak sekonda në tenxhere me ujë të valuar të kripur. Në një tas përziejmë me pirun gjizën, gjethet e borzilokut dhe peston, shtojmë qumështin, i përziejmë me lugë druri, e rregullojmë për kripë e piper
dhe e lëmë mënjanë. Presim domatet qershiza në mes ose në 4 copa, kurse spinaqin e grijmë me dorë ose thikë. Lyejmë tavën me pak vaj ulliri, hedhim pak nga kremi me gjizë dhe vendosim një shtresë petësh, krem me gjizë, spinaq, domate, djathë Parmigiano; petë, krem me gjizë, spinaq, domate,
Parmigiano. Vazhdojmë kështu derisa të përfundojmë të gjitha petët dhe kremin. E përfundojmë duke i vendosur sipër krem, spinaq, domate e Parmigiano. Shpërndajmë në sipërfaqe qumështin të përzier më parë me vezë dhe e vëmë të piqet për 20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë.
Kjo recetë u mundësua nga TESCOMA.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...