Dekorime 6 Shtator 2019

7 ide për të shtuar hapësirën në një banjë të vogël

Dekorime

Nëse apartamenti ku jetoni ka një banjë të vogël dhe nuk iu del vendi për të sistemuar aty ëdo gjë që do të donit të sistemonit aty, jeni në artikullin e duhur. Me anë të dia këshillave të thjeshta, do t’ju tregojmë si të krijoni hapësira të reja në tualetin tuaj në mënyrë që të mos duket rrëmujë dhe i mbingarkuar.

 

Keni menduar ndonjëherë që sipër derës të instaloni një raft për të mbajtur peshqirët?

Shfrytëzoni çdo centimetër duke mos lënë pas dore as cepat.

 

Raftet e padukshme (prej qelqi) janë aleate shumë të mira pasi lejojnë shfrytëzimin vertikal të hapësirës.

 

‘Pas dyerve të mbyllura’. Instaloni minirafte nëpër rafte për të mbajtur shishe të ndryshme, sapunë, kunja veshësh dhe aksesorë të tjerë për banjën.

 

Shfrytëzoni objektet maksimalisht. Në rastin e këtij tualeti, nuk ka nevojë të instaloni një mbajtëse peshqiri, pasi mund ta vendosni tek lavamani.

 

Ndani objektet në porcione. Ndonjëherë mbajtja e rregullit në apartamentet e vogla është thelbësore për shfrytëzimin e mirë të hapësirave. Dhe kjo gjë nuk është aq e vështirë nëse veproni si në këtë foto.

Ndërhyni edhe në kabinën e dushit. Instalimi i këtij rafti të vogël është një ide shumë e mirë për një banjë të vogël sepse nuk do të jetë nevoja të vendosni një mbajtëse shampsh në një qoshe të banjës, ndërkohë që mund ta shfrytëzoni për diëka tjetër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor