Shtatzania 6 Shtator 2019

73-vjeçarja sjell në jetë shëndoshë e mirë dy binjake: “Kam shkuar në shumë mjekë”

Shtatzania

Një grua 73 vjeç, nga shteti indian Andhra Padesh ka sjellë në jetë dy vajza binjake këtë të enjte. Ngjizja u krye me metodën ‘In vitro’ dhe vogëlushet erdhën në jetë përmes prerjes cezariane. ‘Nëna dhe vajzat janë mirë’, u shpreh mjeku i cili ndoqi shtatzëninë e gruas, Uma Sankar.

Mangayamma Yaramati dhe bashkëshorti i saj 82 vjeç kanë dashur gjithmonë të bëhen pridnër, por këtë ëndërr e realizuan tani.

‘Jam jashtëzakonisht i lumtur’ është shprehur babai i vajzave disa orë pas lindjes së tyre. Një ditë më pas ai pësoi goditje cerebrale dhe po trajtohet në spital. ‘S’kemi asgjë në dorë. C’është për t’u bërë do të bëhet. E ka Zoti në dorë’, është shprehur nëna e vajzave për BBC kur u pyet se kush do të kujdesej për vajzat në rast se do t’u ndodhte gjë atyre për shkak të moshës.

Ajo shpjegoi se sa e pargjykuar ndihej në fshatin ku jeton për shkak se nuk kishte fëmijë. “Kemi shkuar në shumë mjekë”, tha ajo “dhe kjo është periudha më e bukur e jetës sime”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor