Kujdesi per trupin 6 Shtator 2019

Lidhja midis depilimit të zonës intime me transmetimin e herpesit e sëmundjeve seksuale; Ja ç'thonë gjinekologët

Kujdesi per trupin

Nëse keni dëgjuar ‘legjendën urbane’ që depilimi i qimeve pubike mund të rrisë rrezikun e marrjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, një studim i ri nga Universiteti Shtetëror i Ohio e ka hedhur poshtë këtë besim. Hulumtimi, i publikuar së fundmi në një revistë shkencore, zbuloi se nuk ka asnjë lidhje midis heqjes së qimeve pubike dhe marrjes së klamidias apo gonorreas.

" Biologjikisht, trajtimi (depilimi me dyll ) mund të shkaktojë një traumë të vogël në shtresën e parë të lëkurës, duke lejuar patogjenët të futen më lehtë në trup. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar ose dokumentuar në mënyrë specifike për klamidinë dhe gonorren. "

Por kur bëhet fjalë për marrjen e herpesit ose ‘morrave pubike’, depilimi mund të jetë një faktor nxitës ose jo. Rreziku për t’u prekur nga herpesi rritet nëse zgjidhni një depilim brazilain (të gjithë zonën e bikini) ndërsa e kundërta në rastin e morrave pubikë. Rreziku ulet nëse ju vendosni t’i hiqni qimet.

Herpesi transmetohet përmes kontaktit lëkurë në lëkurë. Më e keqja është që disa njerëz as nuk e dinë që kanë herpes, kjo për shkak të mungesës së shenjave. POR virusi është aty, dhe mund të kalojë nga kontakti fizik.

Nëse akoma preferoni t’i hiqni qimet pubike, mund të zvogëloni shanset për të marrë herpes duke shmangur kontaktin seksual për 24 orë pas heqjes qimeve, thotë Dr. Tonkovic-Capin. LIVING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor