Kujdesi per fytyren 6 Shtator 2019

Kushtojnë më pak se 500 lekë, por veprojnë më shpejt se trajtimet estetike/2 super maska që ''zhdukin'' pikat e zeza

Kujdesi per fytyren

Shfaqen gjithmonë në ballë, hundë dhe mjekër, por kjo nuk eliminon mundësinë që t’i shihni edhe në pjesë të tjera të trupit si në gjoks apo në shpinë. Ndonjëherë janë aq të vogla sa duhet mikroskop për t’i parë, ose më saktë për t’i shtrydhur. Mos u ndjeni në faj, të gjitha biem pre e manisë për t’i hequr sa hap e mbyll sytë pikat e zeza, ndonëse ngacmimi nuk është zgjidhja e duhur.

via GIPHY

Por çfarë janë vërtetë ato? Amund të shpëtojmë prej tyre pa qenë nevoja të shpenzojmë sa qimet e kokës? Së pari duhet të dini se pikat e zeza shfaqen në fytyrë ose trup kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi (yndyra natyrale) i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër. Si rrjedhojë formohen këto pika karakteristike. Gjithmonë kemi besuar se mënyra më e mirë për t’i eliminuar është të bëjmë avull dhe më pas t’i shtypim, por kjo është shumë e gabuar  dhe e rrezikshme pasi ekspozimi në avull rrit mundësinë e ndonjë djegieje të mundshme.

Maskë me limon dhe sheqer: Për këtë maskë ju duhen 1 limon i shtrydhur, një lugë çaji vaj bajamesh dhe sheqer kaf. Pasi të jetë formuar një masë relativisht e trashë vendoseni në fytyrë dhe mbajeni sipas dëshirës. Kjo maskë këshillohet të përdoret kryesisht në mbrëmje,kështu efekti i saj zgjat më tepër në kohë.

Maskë me të bardhë veze: Lani më parë fytyrën, përhapeni të bardhën e vezës në fytyrë. Pasi të jetë tharë shtresa e parë, veproni në të njëjtën mënyrë duke vendosur shtresën e dytë sipër të parës. Lëreni të thahet plotësisht për 15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Do të vini re një shkëlqim dhe pastrim të lëkurës suaj.

Si t'i parandalojmë pikat e zeza: Lajeni fytyrën me uthull molle. Konsumoni 6-8 gota ujë në ditë. Ndiqni një dietë që përmban pak karbohidrate dhe ushqime të gatshme dhe gjysmë të gatshme. Evitoni me çdo kusht ushqimet që përmbajnë sheqer apo dhe pijet me gaz, ëmbëlsirat, alkoolin, ushqimet e skuqura apo ato me shumë yndyrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor