Aktualitet 6 Shtator 2019

A duhet ta krahasojmë veten me të tjerët? Ç'duhet të bëni sipas psikologëve që mos të gërryeni vetëbesimin

Aktualitet

Presidenti i 32-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Roosevelt e quajti krahasimin "hajdut të gëzimit", por hulumtimet nga Universiteti Tilburg në Hollandë tregojnë që në disa kontekste "zilia dashamirëse", siç e quajnë psikologët, mund të jetë një forcë pozitive. Suksesi i një tjetri mund të qartësojë qëllimet tuaja, t'ju frymëzojë të veproni, t'ju tregojë se ç’mund të jeni dhe ju në gjendje të realizoni ose t'ju motivojë. Krahasimet mund të na bëjnë më mirënjohës për ato që kemi dhe t’i vendosim në perspektivë zhgënjimet dhe vështirësitë.

Megjithatë, kjo nuk vlen për krahasimin shoqëror, veçanërisht "krahasim lart" me njerëzit që duket se i kanë të gjitha. Promovimi i dikujt tjetër ose fama e dikujt tjetër mund të shkaktojë ndjenja inferioriteti, veçanërisht nëse vetëvlerësimi juaj është i ulët ose nëse i perceptoni arritjet e personit tjetër sit ë ‘jashtëzakonshme”.

Krahasimi i vetvetes me të tjerët ka ndryshuar në mënyrë drastike me mediat sociale. Fotot  e pafundme të imazheve “perfekte” mund të gërryejnë besimin aq shpejt sa të harrojmë se këto foto janë kuruar për të nxjerrë në pah më të mirën e mundshme.

Para se të ndiheni keq dhe të zhyteni në depresion, vlerësoni realitetin në të cilin jetoni!

Shkoni thellë! Keni një zili një person për atë ç’ka arritur, apo çfarë ka “gati” nga familja ! Shndërroni zili në një mundësi për të kuptuar vlerat dhe qëllimet tuaja.

Mos harroni, triumfi i një personi tjetër nuk sfumon aftësitë tuaja. Mos reshtni së provuari.

Në vend që të pyesni veten, Pse jo unë? pyesni, cfarë mund të mësoni nga sukseset e njerëzve të tjerë? Eksploroni hapat që ata bënë për të arritur qëllimet e tyre. Lërini fitoret e tyre të nxisin dëshirën tuaj për të pasur sukses. LIVING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor