Orakulli i kuzhinës 6 Shtator 2019

5 mënyra që ta ruajmë bukën të freskët dhe të shijshme sa më gjatë

Orakulli i kuzhinës

Buka është baza e regjimit tonë ushqimor, shoqëruesja e pjesës më të madhe të vakteve dhe përveç këtyre, na shijon shumë. Megjithatë, ndonjëherë na ndodh të na grumbullohet bukë më tepër se ç’duhet, sidomos kur gatuajmë pasta ose oriz. Madelyn Osten, një nga specialistet më të të njohura të brumit në Neë York, ka ndarë për ‘Cooking Light’ disa sekrete që buka të qëndrojë e butë dhe e freskët për një kohë të gjatë.

Vendoseni në ngrirje

Vendosja e bukës në ngrirje është mënyra më e mirë për ta ruajtur të shijshme për një kohë të gjatë. Mbështilleni mirë me një qese friogiferike të paprerë ose të ndarë në feta. Mund të vendosni letër furre ndërmjet fetave për të nxjerrë më lehtë aq sa ju duhen. Nëse doni të përdorni të gjithë bukën, nxirreni nga ngrirja në darkë dhe lëreni në zonën tjetër të frigoriferit gjithë natën në mënyrë që të mos bëhet e lagësht. Gjithashtu mos harroni të hapni qesen frigoriferike gjatë shkrirjes në mënyrë që të mos grumbullohet ujë. Është ‘ok’ nëse ngrohni bukën e nxjerrë nga frigoriferi. Nëse buka është e paprerë, mund ta vendosni në furrë për 25-30 minuta, nëse është e ndarë në feta, vendosini në tostier.

Ruajeni në letër, jo në plastikë

Një bukë e freskët mund të konsumohet brenda dy ose tre ditëve. Edhe pse ruajtja në qese plastike mund t’u duket ideja më e mirë, sekreti i të ruajtur bukën më gjatë është qesja e letrës. Mbajtja në qese plastike nxit zhvillimin e mykut. Gjithashtu, ruajeni bukën në qese letre duke e mbajtur anën e prerë të paekspozuar ndaj ajrit, por në anën tjetër të qeses.

Blini një mbajtëse buke

Mbajtëset e bukës janë një mënyrë e mirë për të ruajtur bukën si dhe një mënyrë interesante për të arreduar kuzhinën tuaj. Ato kanë vrima të vogla të cilat lejojnë qarkullimin e ajrit duke e mbajtur bukën larg mykjes.

 

Vendi ku e ruani bukën është kritik për jetëgjatësinë e saj

Vendi ku ruani bukën është po aq i rëndësishëm sa mënyra se si e ruani atë. Ruajtja në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) shkakton tharje të saj, kurse qeset plastike nxisin mykun. Mos e lini bukën pranë lavastoviljes; nxehtësia dhe lagështia që shkaktojnë këto pajisje ndikojnë në mykjen e saj. Mundohuni të ruani bukën në një zonë të freskët dhe të thatë të kuzhinës suaj. Nëse nuk preferoni ta ruani në banak, ruajeni në raft ose në një sirtar të thellë.

Zgjidhni qese buke të ripërdorshme

Nëse kërkoni mënyra më ekologjike për të ruajtur bukën, blini qese të ripërdorshme buke. Ato lahen me lehtësi në lavatriçe dhe mund t’i merrni me vete.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor