Orakulli i kuzhinës 6 Shtator 2019

Një sekret i vogël për t’i bërë kërpudhat më të shijshme dhe më të shëndetshme

Orakulli i kuzhinës

Kurt të blini kërpudha në treg ose market, duhet të keni parasysh disa këshilla për të optimizuar shijen dhe vlerat e tyre. Së pari, lagështia është armiku numër një i tyre. “Kondesimi që ndodh në qeset plastike është mënyra më e shpejtë që kërpudhat të prishen”, shprehet Darryl Mosher, profesor i asociuar në Culinary Institute of America. Truku i dytë është aroma. Kërpudhat e freskëta duhet të kenë një aromë…kërpudhe, aromën tipike të freskisë dhe tokës. Në shtëpi, ruajini ato në frigorifer në qese prej letre në mënyrë që të mos krijohet lagështi.


Para se t’i përgatisni, thjesht fshijini me pecetë (ato janë pasterizuar para paketimit në mënyrë që t’u vriten bakteret). Për më shumë shije, gatuajeni edhe ujin që ato lëshojnë.Kurt të blini kërpudha në treg ose market, duhet të keni parasysh disa këshilla për të optimizuar shijen dhe vlerat e tyre. Së pari, lagështia është armiku numër një i tyre. “Kondesimi që ndodh në qeset plastike është mënyra më e shpejtë që kërpudhat të prishen”, shprehet Darryl Mosher, profesor i asociuar në Culinary Institute of America.

Truku i dytë është aroma. Kërpudhat e freskëta duhet të kenë një aromë…kërpudhe, aromën tipike të freskisë dhe tokës. Në shtëpi, ruajini ato në frigorifer në qese prej letre në mënyrë që të mos krijohet lagështi.

Për të fuqizuar akoma më shumë vlerat ushqyese të tyre, lërini në diell për 30 minuta. Kërpudhat janë e vetmja bimë që përdor dritën e diellit për të sintetizuar vitaminën D, ato rriten gjithashtu në hije, prandaj kur i vendosni në dritën natyrale të diellit për gjysmë ore, rrisni sasinëe vitaminës D tek ato dhe rrjedhimisht edhe në trupin tuaj. Kërpudhat mund t’i shfaqin vlerat e tyre edhe kur janë të thata ose pluhuri. Vlerat ushqyese të tyre janë rezistente ndaj nxehtësisë dhe nuk shkatërrohen gjatë gatimit. Përdorini kërpudhat pluhur kudo, që nga pastat, salcat e ndryshme, madje dhe në brumin e bukës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor