Pjata kryesore 5 Shtator 2019

Hiqni dorë nga mishi, qoftet e verës bëhen super të shijshme me kunguj të njomë dhe patate

Pjata kryesore

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Qoftet nuk janë aq të lehta për aparatin tretës sa duken, por që të mos të rëndoheni shumë, sidomos tani në verë, duhet të provoni këtë variant të tyre me kunguj dhe djathë. Sot do t’ju tregojmë recetën e preferuar të Lindës, qofte me perime ku patatet dhe bizelet janë ingredientët kryesorë.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
3 patate të mëdha
300 g bizele kokërr, të freskëta ose të ngrira
1 qepë e kuqe mesatare
80 g djathë kaçkavall i grirë
1 vezë e madhe
kripë, piper, arrë moskat, vaj ulliri
bukë e thekur e grirë, sipas nevojës

PËRGATITJA: Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të vegjël. Qepën e presim hollë. Vëmë një tigan me pak vaj ulliri në zjarr dhe skuqim qepën, patatet dhe bizelet. I spërkasim me pak kripë e piper dhe i lëmë në zjarr duke shtuar herë pas here pak ujë, derisa të shohim që patatet dhe bizelet janë zbutur. Më pas, i grijmë në mikser të gjitha dhe i lëmë mënjanë të ftohen.
Në një tas, përziejmë perimet e grira, vezën, pak majdanoz, arrë moskat, djathin e grirë dhe pak bukë të thekur të grirë, derisa të shohim që kemi një brumë që nuk ngjit në duar. Vëmë një tigan me pak vaj ulliri në zjarr. Me duar të lagura marrim pak nga brumi dhe i japim formë të sheshtë. I skuqim në tigan me zjarr të ulët nga të dyja anët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor