Letra 5 Shtator 2019

''Nuk njihemi, por mund të më kërkosh ç'të duash", kjo letër do t'ju bëjë të kuptoni sa e mrekullueshme është të jesh NËNË

Letra

Nënat janë të mrekullueshme kur vjen puna për të ndihmuar njëra-tjetrën. Dhe asgjë nuk e demonstron këtë më mirë sesa një postim i ëmbël në Facebook që është bërë viral. Një grua e quajtur Shelby Beck ka përjetuar një skenar që ndodh shpesh në këndet e lojërave.

“Këtë mëngjes ndërsa isha në park vura re një nënë e cila ishte duke luajtur me vogëlushin e saj me top, ndërsa në krahë mbante fort fëmijën tjetër të porsalindur”, ka shkruar Beck në një postim që ka marrë qindra mijëra pëlqime.

“Pak më vonë pashë se si ajo po afrohej tek unë. Ngriti shpatullat dhe me qetësi më tha “Jam në siklet të të pyes por a ke pak krem dielli që ta përdor pak tani?” Ky veprim e frymëzoi Beck që të shkruante një shënim për nënat kudo që ndodhen duke treguar se ajo është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar.

“Ju lutem më pyesni nëse kam krem kundër diellit. Pyesni nëse kam pelena për fëmijë, letra të lagura madje edhe ndonjë ushqim shtesë,” tha ajo. “Më pyesni nëse vogëlushi juaj mund të ulet dhe të luajë me ne ndërsa ju gjeni një stol në hije për të ushqyer me gji të porsalindurin tuaj. Më jepni telefonin tuaj dhe më kërkoni që t’ju bëj foto me bebet tuaja të ëmbla- të gjithë e dimë se mamatë harrojnë të bëjnë foto në këtë kohë. Kërkoni ndihmë. Kërkoni dashuri. Kërkoni çfarë të doni. Edhe pse jemi të huaja, ju lutem më pyesni. ”

Beck shtoi se “nuk është e lehtë të jesh rritësh të vegjlit por është më e lehtë nëse ndihmojmë njëra-tjetrën. Në këtë situatë jemi të gjitha së bashku. Komente të shumta u bënë në postimin e kësaj nëne, ndërsa shumë gra të tjera thanë se ndiheshin njëlloj. Kështu që, herën tjetër kur të keni nevojë për pelena, ushqime apo sende të tjera për foshnjat, mos hezitoni të pyesni prindin më të afërt për ndihmë. Edhe mundësitë më të mëdha janë që këta prindër do të jenë shumë të lumtur për t’ju ndihmuar./Burimi ''PËR NËNAT"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor