Kopshtaria 5 Shtator 2019

Cilat lule të blejmë për ballkone plot ngjyra deri në dimër? 8 ide

Kopshtaria

Kush tha që vjeshta sjell trishtim? Me temperaturat e saj të ngrohta, është një periudhë e përshtatshme për të rritur lule ngjyra-ngjyra në ballkonet tuaja. Çiklaminet, vjollcat, zymbylët, kameliat…lulet e vjeshtës sjellin dritë në shtëpitë tona. Por cilat lule janë më të përshtatshme për këtë stinë, në mënyrë që t’i rezistojnë edhe ditëve të ftohta që kjo stinë mund të sjellë? Kemi 10 propozime:

Zinnia

Me ngjyra të gjalla, plot jetë, ato janë të përshtatshme për bordurat dhe rriten me lehtësi në vazo. U rezistojnë temepraturave të larta, por jo shumë të ftohtit. Duan vende të ajrosura dhe me dritë.

Lule bore

Të ndjeshme ndaj temperaturave dhe territorit, lule borat do t’u japin ambienteve tuaja sfumatura tepër intensive. Krahasitini shpesh degat për t’u dhënë një formë kurore dhe mos i lejoni të zgjerohen shumë. Janë një dekor i mrekullueshëm edhe për tryezat.

Zambakët e vjeshtës (sternberga)

Dikur mbiu spontanisht në një tokë të thatë dhe me gurë, sot konsiderohet si një bimë e rrallë. E lehtë për t’u rritur, kjo bimë ka nevojë për qoshe me diell, jo shumë ujë dhe tokë të drenazhuar mirë.

Zymbylat

Vjeshta është periudha më e mirë për të rritur bulbat e zymbylëve. Me aromë intensive dhe plot ngjyra, këto bimë e bëjnë ballkonin tuaj menjëherë të identifikueshëm.

Kameliat dimërore

Lulet e dashura të kopshteve japoneze lulëzojnë në të ftohtë duke i dhënë jetë kopshtit ose verandës edhe në dimër. Sigurohuni që në vazot e tyre të fusni argjilë, rërë e gurë për të krijuar një kullim të mirë.

Specat dekorative

Secat dekorative u japin gjallëri tarracave e ballkoneve me ngjyrën e tyre të fortë. Sigurohuni t’i vendosni në vende me dritë dhe vazo të thella. Nëse nuk keni shumë vend, përdoni vazo me ganxha.

Bimë aromatike

Sherebela, trumëza dhe rozmarina janë të thjeshta për t’u kultivuar, rezistente ndaj të ftohtit dhe me shumë vlera në kuzhinë. Nuk duan shumë hapësirë dhe gjethet e tyre mund t’i ruani edhe në ngrirje.

Çiklaminat

Lulet simbol i vjeshtës, çiklaminat e duan të ftohtin dhe për këtë arsye mund t’i lini në ajër të hapur, edhe në vazo. Lulëzojnë gjithë dimrin. Evitoni ujitjen e tepërt dhe dritën e drejtpërdrejtë. Hiquni gjethet e thata dhe mbajeni terrenin të lagësht.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor