Aktualitet 5 Shtator 2019

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata” 15 shprehjet më kuptimplota të Nënë Terezës

Aktualitet

Nënë Terezës, humanistja, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1979, që lartësoi emrin e shqiptarë mbarë botën u shenjtërua më 4 shtator të vitit 2016 nga Papa Françesku, datë kur humanistja u nda nga jeta në vitin 1997. Shën Tereza përhapte rreth vetes atmosferën e paqes e Kisha Katolike i atribuon dy mrekulli. Besohet se lutjet e saj shëruan dy të sëmurë me tumor, por veprat e saj bamirëse njihen nga e gjithë bota.

“Nënë Tereza bënte shumë, por pa rënë kurrë në sy. Ishte tepër e matur në gjithçka bënte. I bënte në mënyrë shumë të natyrshme e të vetvetishme edhe punët më të lodhshme. E kam parë duke u munduar shumë e pa pikë ankimi: duke larë çarçafat, edhe në moshë të shtyrë, duke u përkulur mbi njerëzit për një kohë të gjatë. Sepse bëhej dyfish mbi kokën e atyre, që kishin sëmundje të rënda…Bënte punë të jashtëzakonshme. Veç ta shikoje duke prekur plagët, duke ndihmuar njerëzit, duke organizuar gjithë punën e motrave të saj”. Kështu është shprehur mbesa e saj Agi Bojaxhi gjatë një interviste për Radio Vatikanin, e sot në ditën e kësaj Shenjtoreje, Living përmbledh thëniet më të bukura të saj.

Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.

Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.

Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.

 “Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

 “Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

 “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

 “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

 “Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për familjes.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor