Kujdesi per fytyren 4 Shtator 2019

Maska natyrale që ju sjell në terezi lëkurën pas plazhit; Ja receta që parandalon shfaqjen e njollave kafe

Kujdesi per fytyren

Njollat e moshës, kafe të sheshta, që zakonisht quhen njollat e mëlçisë fillojnë të shfaqen në qafë, fytyrë dhe duar, ndërsa plakeni. Por a e dini, që këto në fakt nuk shkaktohen nga mosha, por, dëmtimi i diellit me kalimin e viteve?

Ndonëse këto njolla nuk përbëjnë problem shëndetësor, ato mund të na rrisin disa vite në moshë, të na tregojnë më të plakur e jo vetëm. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz kërkojnë mënyra për t'i hequr ato e koha pas plazhit është ajo idealja për të aplikuar maskën e mëposhtme e cila zbeh dhe parandalon shfaqjen e këtyre njollave.

Përbërësit:

2 lugë gjelle tërshërë

1 lugë gjelle kos

1 lugë çaji lëng limoni

1 lugë çaji shafran Indie

Përgatitja:

1. Vendoseni kosin e thjeshtë në një tas.

2. Shtypni tërshërën sa ta bëni pluhur e më pas shtojeni në tasin me kos

3. Shtrydhni lëngun e freskët të limonit, pastaj shtoni shafranin e Indisë.

4. Përzieni mirë të gjithë përbërësit sa të arrini një masë homogjene.

5. Mos e teproni me pluhurin e  shafranit të Indisë sepse mund të lërë një çehre të verdhë në fytyrën tuaj. Gjithashtu, nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe të thatë, shmangni lëngun e limonit sepse mund ta bëjë lëkurën tuaj edhe më të thatë.

6. Ruajeni përzierjen në një kavanoz qelqi.

Aplikimi:

1. Lani fytyrën dhe aplikoni maskën

2. Përhapeni me lëvizje rrethore për disa minuta duke përdorur majat e gishtave.

3. Lëreni për rreth 30 minuta.

4. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

5. Aplikoni një hidratues që është i përshtatshëm për fytyrën tuaj.

6. Ju mund ta përdorni këtë maskë dy herë në javë për rezultate më të mira

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor