Guide per shendetin 4 Shtator 2019

Sëmundjet e zemrës ndër shkaqet e para të vdekjeve në botë; Këto janë ushqimet që pastrojnë kolesterolin e keq

Guide per shendetin

Thuhet e besohet se kolesteroli bllokon arteriet, nxit zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, por ajo që pak veta dinë, është që organizmi ynë ka nevojë për të (për kolesterolin e mirë HDL-n)

HDL , në ndryshim nga LDL-ja ju mbron nga sëmundjet e zemrës, duke rikthyer kolesterolin e keq në mëlçi. Më poshtë do të listojmë ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj, për të mbajtur në nivele optimale kolesterolin.

1. Ushqimet  e pasura me antioksidantë

Antioksidantët parandalojnë formimin e radikalëve të lirë dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Gjithashtu siguron polifenole për organizmin tonë, që rrisin kolesterolin e mirë. Këto ushqime përfshijnë:
Bishtajoret: bizele, fasule dhe thjerrëza
Çaji jeshil
Manaferrat: Boronica, mjedra, luleshtrydhe, manaferra dhe rrushi
Erëzat, hudhra, piperi dhe qepët
çokollate e zezë që përmban të paktën 70% kakao

2. Ushqime të pasura me yndyrna të pangopura

Ushqimet që janë të pasura me acide yndyrore omega-3, ndihmojnë në rritjen e kolesterolit të mirë duke siguruar lipide të shëndetshëm që mbrojnë zemrën. Kjo perfshin:
Arrat: bajame, fistikë, kikirikë dhe arra
Farërat: fara liri

3. Ushqime të pasura me fibra

Ushqimet që janë të pasura me fibra të tretshme, ngadalësojnë thithjen e kolesterolit të keq. Ushqimet që konsiderohen të pasura me fibra janë:
Frutat: Portokall, luleshtrydhe, nektarina, mollë dhe dardha.
Kokrra të tëra: elb dhe tërshëra
Bishtajore: bizele, fasule dhe thjerrëza
Perimet: Asparagus, spinaq, brokoli, panxhar, lakër brukseli, karota dhe artichokes

Shtimi i këtyre ushqimeve në dietën tuaj nuk është mënyra e vetme për të rritur kolesterolin e mirë. Ju gjithashtu duhet të jeni aktiv fizikisht dhe të shmangni ushqimet e skuqura dhe yndyrnat e ngurta për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor