Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Si është më mirë t’i konsumosh perimet, të gatuara apo të pagatuara? Nëse po mendoni të pagatuara, keni të drejtë. Por edhe nëse mendoni të gatuara, përsëri keni të drejtë. U çoroditët? E po, një numër i madh ushqyesish, si vitamina C, shkatërrohen pjesërisht nga gatimi. Për shembull, brokoli i gatuar në avull, mund të ketë 10 për qind më pak vitaminë C se brokoli i pagatuar. Megjithatë, nëse preferoni brokolin e gatuar, mjafton që të hani 7 koka të gatuara në avull, për të kompensuar 6 të pagatuara, dhe jeni në rregull. Gjithsesi, ushqyesit e tjerë, përthithen më lehtë pas gatimit. Për shembull, ju përftoni 6 herë më shumë vitaminë A në gjak nga karotat e gatuara, sesa nga ato të pagatuarat.
Një studim afatgjatë i bërë me personat që konsumojnë ushqime të pagatuara, zbuloi nivele të ulëta të pigmentit të kuq antioksidues, likopenit. Nuk ka rëndësi se çfarë hani, por çfarë përthithni, dhe domatet e gatuara e nxisin më shumë nivelin e likopenit. Gatimi në avull gjithashtu mund të përmirësojë aftësinë e perimeve për t’u lidhur me acidet, çka ndihmon në uljen e rrezikut të prekjes nga kanceri i gjirit.
Disa mënyra gatimi preferohen më shumë se të tjerat. Ushqimet e skuqura në shumë vaj, qofshin këto me origjinë bimore (si patatet e skuqura) ose shtazore (si mishi i skuqur i pulës), rritin rrezikun e prekjes nga kanceri. Përdorimi i tepërt i vajit gjatë skuqjes, çon në prodhimin e substancave të rrezikshme te mishi. Rreziku i shfaqjes së kancerit, te fëmijët e vegjël, që lidhet me konsumimin e patateve të skuqura, mund të jetë aq i lartë sa ekziston raporti: 1 ose 2 në 10 000 fëmijë, që ha patate të skuqura, mund të zhvillojë kancer, i cili nuk do të ishte shfaqur, nëse ata nuk do t’i kishin ngrënë patatet e skuqura. Studiuesit sugjerojnë që kur të skuqni, koha të jetë sa më e shkurtër dhe temperatura sa më e ulët, ndërkohë që ruani edhe cilësinë dhe shijen. (Po të mos ishin aq të shijshme ushqimet e skuqura, me siguri, ata nuk do t’u kishin hyrë këtyre studimeve!)
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...