Marredhenia ne çift 3 Shtator 2019

“Nuk e dua më, por nuk ndahem dot”: Pse ndodh dhe si t’ia dalim mbanë

Marredhenia ne çift

Të ndahesh nga partneri kërkon një ndërgjegjie të fortë dhe nuk është e lehtë, edhe nëse nuk jeni më të dashuruar. Kur doni t’i jepni fund një marrëdhënieje që ka qenë domethënëse në jetën tuaj, hyjnë në lojë dinamika që mund të shkaktojnë pengesa apo ankth vetëm nga mendimi se jeta juaj do të ndryshojë.

Po nëse pendoheni më pas? Është pyetja klasike që pjesa më e madhe e njerëzve shtrojnë.

Ndjenja e fajit përkundër partnerit (që mund të jetë i mirë) ju bën më pas të hiqni dorë nga impulsi për t’i dhënë fund marrëdhënies dhe kështu mbeteni të bllokuar në rutinën tuaj ku jeni plotësisht të pakënaqur.

Dhe përgjithësisht arsyet janë këto:

Do t’ju mungojë (dhe është normale kjo gjë)

Mendimet që rrjedhin njëra pas tjetrës mund të ndalen tek nostalgjia që mund të ndjeni. Ka shumë të ngjarë që partneri me të cilin u ndatë, t’ju mungojë më vonë. Rutina e përditshme do të ndryshojë, do t’ju duhet të krijoni ritme të reja dhe të riorganizoni jetën tuaj personale. Mungesa do të jetë e natyrshme. Sidoqoftë, duhet ta pranoni këtë shkëputje duke i pranuar edhe momentet e dëshpërimit e të trishtimit. Do ta kuptoni që keni bërë gjënë e duhur, pavarësisht mungesës së tij.

Varësia afektive

Kujdes, pasi nëse doni të ndaheni, por ndiheni të bllokuar, mund të jeni ‘përplasur’ me mekanizmin e varësisë emocionale. Nuk është dashuri, nuk është një ndjenjë, por një marrëdhëni e veçantë me partnerin ndaj të cilit ndiheni të varur.  Është një koncept që krijon idenë se ne kemi vlerë vetëm nëse personi që kemi në krah e konfirmon atë.

Nëse partneri juaj konfimon vlerat tuaja duke dashur ta mbajë ende në këmbë marrëdhënien tuaj, do ta keni të vështirë të shkëputeni prej tij. Duke pasur në mend se ky është një mekanizëm psikologjik, do të mund ta shihni situatën më qartë.

Ai është partneri perfekt (për të tjerët)

Të gjithë ata rreth jush thonë se jeni fejuar (lidhur) me partnerin perfekt dhe kjo gjë ju bllokon. Sa herë dëgjoni këtë fjali, ju ia ngarkoni vetes ndjenjat e fajit dhe gjykmi. Nuk ndiheni të kuptuar dhe mendoni se keni gabuar, nga ana tjetër çdokush do të dëshironte të ishte në vendin tuaj.

Çëshja është se ai me të vërtetë mund të jetë partneri perfekt për të tjerët, por jo për ju dhe kjo duhet t’ju mjaftojë për të marrë një vendim.

Keni frikë të mbeteni vetëm

Hezitimi për t’u ndarë nga partneri shpesh është pasojë e  frikës për të qenë vetëm.  Edhe kjo frikë buron nga një pasiguri personale që shpesh vendos në provë edhe njerëzit që duken shumë të sigurt. Po sikur të kujdeseshi vetë për veten tuaj (pa ndihmën e të tjerëve?)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor