Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kur isha shtatzënë, mezi prisja ta sillja foshnjën në shtëpi, ta vishja me rrobat e reja, ta vija në gjumë në krevatin e saj të bukur, t’i jepja gji në karrigen e lëkundshme, të cilën e kishim provuar për orë të tëra dhe e kishim vendosur në dhomën e ndenjjes, aty ku binte më shumë dielli. Në fakt, kthimi në shtëpi ishte më ndryshe nga sa e kisha imagjinuar. Foshnja ime e kishte fytyrën flakë të kuqe, qante pa pushim dhe villte duke i bërë pis të gjitha rrobat e reja që i vishja. Gjinjtë më ishin fryrë nga qumështi. Mua dhe tim shoqi, na u duk se u bëmë prindër krejt papritur dhe po ashtu ishim vetëm.
Dy javët e para pas kthimit në shtëpi, nuk po kaloja ato ditët e mrekullueshme që kisha ëndërruar. Për të qenë e sinqertë, ato ditë ishin rraskapitëse dhe ndonjëherë më dukej sikur nuk isha e kthjellët. Pasi më erdhi qumështi, u trondita aq shumë saqë telefonova pediatrin për ta pyetur nëse ishte diçka normale dhe çfarë mund të bëja që djali të ma kapte gjirin? Kur pashë se im bir qante çdo natë, e mora sërish pediatrin në telefon për ta pyetur se çfarë mund të bëja që ta qetësoja. Kur ngrihesha natën për t’i dhënë gji, isha aq e lodhur, saqë më zinte gjumi me foshnjën në krahë dhe zgjohesha me qafën e mpirë.
Na u deshën më shumë se dy javë për t’iu kthyer deri diku rutinës sonë. Fatmirësisht, bashkëshorti më ndihmoi dhe më mbështeti shumë. Unë merresha me ushqimin, ndërsa ai i ndërronte pelenat. Brenda dy ditësh, gjinjtë m’u qetësuan dhe foshnja nisi të ushqehej më së miri. Mundohesha t’i jepja sa më shumë gji, kohë gjatë së cilës, edhe unë pushoja pak. Ato ditë prisnim dhe përcillnim njerëz dhe, kur më pyesnin se si mund të më ndihmonin, u përgjigjesha gjithë qejf: “Po sikur të na përgatisni darkën dhe të na e sillni?” Ishte fantastike të mos gatuaje dhe të shkëmbeje nja dy fjalë me persona të tjerë të rritur. Gjashtë javë pas lindjes, isha e lumtur t’u thosha të tjerëve se fëmija im kishte nisur të qeshte dhe të lëshonte tinguj. Kjo ndryshoi gjithçka dhe më bëri të fluturoja nga gëzimi. Tashmë nuk isha vetëm personi që e ushqente me gji dhe që i ndërronte pelenat, por isha njeriu që ai njihte dhe ndiqte me sy, isha nëna e fëmijës tim.
Letra është shkëputur nga libri Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme sjellë në shqip nga BOTIMET LIVING
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...