Astroliving 3 Shtator 2019

Parashikimi i yjeve për muajin shtator: UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

Ujori

Krahasuar me gushtin, shtatori sjell më shumë përfitime. Ata që kanë vendosur të heqin dorë nga një vend pune, tani janë më të qetë. Jeni të vendosur të bëni atë çka ju pëlqen më shumë. Ky vit ka nisur si jo më mirë, por për shkak të disa ndryshimeve të papritura, keni përjetuar çaste të vërteta nervozizmi. Më e keqja tanimë ka kaluar. Disa studentë kanë vendosur të ndryshojnë degën. Shtatori do të sjellë një vullnet më të madh, sidomos pas datës 14, kur Dielli kalon në mbrojtjen tuaj. Jeni fitimtarë të padiskutueshëm pas datës 23. Mos e prishni gjakun nëse diçka nuk shkon sipas planit, sepse shtatori sjell siguri.

Në sferën e ndjenjave, gjysma e dytë e shtatorit do të jetë më e favorshme. Ata që do të gjejnë kurajën, do të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen. Ju jeni nga ata që ecin kundër rrymës. Nëse për shumë të tjerë vera është e duhura për t’u martuar e bashkëjetuar, ju shikoni vjeshtën si periudhën më të favorshme. Edhe ata që nuk besojnë aspak te dashuria, do të ndryshojnë mendje falë një takimi special. Mërkuri, që ka një ndikim të shkëlqyer pas datës 14, ndihmon çiftet që të hedhin hapa të rëndësishëm. Do të rilindë sërish dëshira për të kaluar kohë me miq të mirë. Një rikuperim i shkëlqyer psikofizik duke krahasuar gjendjen tuaj me dy muajt e fundit. Stresi është armiku juaj i vetëm. Do të ndiheni në ankth për shkak të një problemi ekonomik që e keni neglizhuar. Nëse bëni një jetë të çrregullt, duhet të vendosni një rutinë të rreptë. Në përgjithësi, ujorët jetojnë si t’u vijë, por ka lindur nevoja të vendosni një regjim për të mirën e trupit tuaj.

Peshqit

Muaji nis me nervozizëm. Nëse gjatë dy javëve të para të shtatorit do të çoni dikë në djall apo do të largoni njerëz që nuk ju mbështetin, do të tregoheni të vendosur. Do të eliminoni të gjithë ata që në të shkuarën ju kanë penguar në aspektin profesional. Ata që duan të nisin një projekt të ri apo të marrin një rol të ri, fillimisht do ta kenë të vështirë, pasi do të përballen me polemika. Debatet do të lindin në mënyrë spontane dhe do të intensifikohen më datë 6. Personat që kanë role drejtuese do të jenë në kërkim të bashkëpunëtorëve. Lodhja nuk do të mungojë. Në fund të vitit ju pret një sukses personal. Mos harroni që gjithçka e keni vetë në dorë.

Çiftet që kanë pasur probleme në fund të gushtit, duhet të bëjnë kujdes, pasi shtatori sjell polemika të tjera. Do të jeni shumë dyshues gjatë fundjavave. Kur yjet janë kaq të ndërlikuar në sferën e ndjenjave, duhet të tregoni kujdes të dyfishtë nëse keni një marrëdhënie formale. Nëse dikush ju shtyn të bëni një zgjedhje të rëndësishme, bëni kujdes të mos thoni “po” vetëm për hir të të tjerëve. Çiftet e konsoliduara do të përballen me probleme që lidhen me fëmijët. Të gjitha problemet që ju duken të vështira dy javët e para, do t’i kapërceni fare kollaj pas datës 23. Shtatori do të vërë sërish në provë fizikun tuaj gjatë dy javëve të para. Nëse sapo jeni kthyer nga pushimet, do ta keni të vështirë të ktheheni në punë. Ju presin debate. Dëgjoni këshillat e një eksperti. Kujdesuni më mirë për shëndetin, pasi kjo është një periudhë delikate.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor