Astroliving 3 Shtator 2019

Parashikimi i yjeve për muajin shtator: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Astroliving

Shigjetari

Kush nga ju e nis muajin me një projekt të ri, nuk do ta ketë të lehtë. Gjithsesi, mos u shqetësoni. Në familje do të kaloni disa probleme të vogla, sidomos në datat 13 dhe 14. Rrugëtimi juaj profesional mbështetet gjithmonë nga Jupiteri, por ndonjëherë duhet t’u bëni ballë edhe pengesave që vijnë nga jashtë. Ankthi do të jetë i pashmangshëm. Mos prisni rezultate të menjëhershme, por këmbëngulni. Projektet e muajve të fundit duhet të vazhdojnë. Përgjigje të papritura në fund të muajit. Lajme të reja rreth datës 25. Të favorizuar janë edhe ata që kanë një problem ligjor. Fundi i muajit do të sjellë përgjigje pozitive.

Jupiteri, si gjithmonë, ndikon shumë në shenjën tuaj. Çiftet e martuara duhet të sqarojnë disa gjëra me karakter praktik. Shqetësoheni shumë për familjen dhe paratë. Të gjithë ata që po organizojnë diçka të përbashkët me partnerin, do të përballen me debate. Përfitime të mëdha pas datës 14 falë Mërkurit që ka një ndikim të shkëlqyer. Duket se shtatori nuk nis me këmbën e mbarë, por përfundon shumë mirë. Gjatë verës, problemet ekonomike kanë ndikuar edhe në jetën tuaj personale, ja pse nuk jeni shumë të përqendruar. Një person i shenjës së Luanit, Peshores apo edhe Binjakëve do të shndërrohet në pikë referimi. Takimet e reja favorizohen në fund të muajit. Rikuperimi psikofizik do të fillojë vetëm gjatë dy javëve të dyta të shtatorit. Është normale që ndiheni të stresuar kur keni kaq shumë gjëra për të bërë. Shmangni gjërat e padobishme dhe delegojini disa gjëra, sidomos në datat 13 dhe 15. Fillimi i muajit kërkon kujdes maksimal.

Bricjapi

Të pakta do të jenë të rejat, por të shumta përgjigjet pozitive. Shtatori është muaj i mirë, sepse planet ju favorizojnë që prej ditëve të para. Kush nga ju po përpiqet të eliminojë një pengesë, tani është momenti i duhur për të vepruar. Duhet vetëm të zgjidhni problemet familjare apo ato që kanë lidhje me një trashëgimi. Krijoni aleancat e duhura. Që prej vitit të kaluar keni nisur një projekt me rëndësi, por vetëm tani do t’i kushtoni vëmendjen e duhur. Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë shumë të sigurt për idetë e tyre dhe nuk pranojnë lehtë t’i dëgjojnë të tjerët. Por si mund të drejtojë një dirigjent pa dëgjuar instrumentistët? Do të ishte një katastrofë. Data më e favorshme për të nisur diçka të bukur është data 9. Shtatori do të jetë një muaj force. Duhet të ekuilibroni gjithçka ka ndodhur në të shkuarën.

Periudhë shumë e mirë për të gjitha çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Ndërsa ata që kanë kohë që përpiqen të bindin partnerin/en për të thënë “po”, do të përballen me një surprizë. Shpeshherë, puna ju pengon në projektet familjare. Nëse keni probleme, përpiquni t’i zgjidhni menjëherë, pasi juve ju pëlqen siguria. Nëse doni të çliroheni nga një barrë, tani do ta keni më të lehtë. Pas datës 23, energjitë do të shtohen edhe më shumë. Kujdes nga ndikimi negativ që kanë disa ziliqarë apo xhelozë që ju rrethojnë. Ky është muaji i duhur për të gjithë ata që duan të bëjnë një jetë më të shëndetshme. Fillimi i shtatorit është shumë i rëndësishëm për të nisur terapitë apo edhe për një ndërhyrje të vogël estetike. Bëni pak pushim nga puna, që të qetësoheni. Nuk do t’ju mungojnë energjitë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor