Astroliving 3 Shtator 2019

Parashikimi i yjeve për muajin shtator: PESHORJA dhe AKREPI

Astroliving

Peshorja

Edhe ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të përveshur mëngët dhe për të ndërmarrë nisma afatgjata. Mundësi të reja që duhen shfrytëzuar menjëherë. Përfitoni sa jeni në kohë, pasi dhjetori do të jetë më pak bujar. Kjo nuk do të thotë se gjërat do të shkojnë keq gjatë fundvitit, thjesht tani nuk duhet të neglizhoni. Bëni kujdes me shpenzimet e panevojshme, sidomos nëse keni ndër mend të merrni hua. Për shkak të këtyre shpenzimeve mund të debatoni me prindërit apo me familjarë të tjerë. Nuk është aspak momenti i duhur për të hedhur hapa të rrezikshëm apo t’i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Konflikte në familje që lidhen me çështje ligjore apo trashëgimi.

Falë Venusit që do të kalojë në shenjën tuaj më datë 14 dhe së bashku me Mërkurin, i cili është në vetvete një element force, do të kapërceni problemet në çift. Çiftet e konsoliduara nuk kanë pse tremben, edhe pse kohët e fundit kanë debatuar më shumë se zakonisht. Kush nga ju është i pavendosur mes dy historive, po mendon t’u japë fund të dyjave dhe të ndryshojë tërësisht ambient. Pas tre muajsh do të mbijetojnë vetëm çiftet që kanë vendosur vërtet të rrinë bashkë. Gjatë këtij muaj do të reflektoni për gjërat që keni. Çdo hap i pamenduar mund të jetë i gabuar. Bëni kujdes nga ndonjë ish-partner që ka disa pretendime të dyshimta. Çiftet do të vihen vërtet në provë këtë muaj, pasi do të karakterizohet nga sqarimet e debatet. Mos u nervozoni shumë dhe merrini gjërat shtruar. Kuraja për t’u përballur me problemet nuk do t’ju mungojë. Dielli kalon në shenjën tuaj në datën 23, ja pse do të keni një rikuperim psikofizik. Shqetësime reumatizmale, ndaj bëni kujdes.

Akrepi

Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për fillimet e reja. Më të kënaqurit do të jenë ata që po diskutojnë një çështje ligjore. Do t’ju besojnë një projekt të ri shumë të rëndësishëm. Pozicioni i bukur i Saturnit që është ende aktiv në shenjën tuaj, së bashku me Diellin, do të bëjnë që datat 9 dhe 18 të jenë vërtet vendimtare për të ardhmen tuaj. Jupiteri do të jetë më i favorshëm gjatë fundvitit. Do të kryeni shpenzime, por njëherazi do të merrni edhe të ardhura. Gjatë tre muajve të fundit, një eveniment familjar e ka ndryshuar shumë jetën tuaj, por tani do të ktheheni sërish në lojë. Ambienti ku rrini do të jetë më pozitiv, edhe pse ju është dashur të kapërdini gjëra që s’ju kanë pëlqyer.

Gjatë shtatorit, Venusi nisi një kalim të rëndësishëm dhe jo vetëm kaq, por iu bashkuan edhe Mërkuri, Dielli dhe Marsi. Gjithashtu, Saturni vazhdon të mbrojë shenjën tuaj. Do të krijoni një lidhje të veçantë me një person të shenjës së Ujorit apo Virgjëreshës. Sigurisht që nuk duhet të harroni ç’ka ndodhur dy javët e para të gushtit. Keni vënë pikat mbi “i”. Raportet që i kanë bërë ballë furtunës së verës janë më të forta tani. Disa po mendojnë për bashkëjetesë apo martesë. Sigurisht që gjërat varen edhe nga ata që keni në krah. Shtatori do t’ju dhurojë emocione. Do të çliroheni nga e shkuara e vështirë. Kjo do të jetë një periudhë rikuperimi edhe për formën tuaj fizike, sidomos për ata që dy javët e para të gushtit kanë pasur probleme shëndetësore. Pas datës 14, gjithçka është më e favorizuar. Bëni kujdes nga shqetësimet reumatizmale dhe alergjitë. Marsi ju mbështet, por keni vuajtur aq shumë në gusht, sa ndiheni ende të lodhur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor