Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Diabeti është një sëmundje, ku niveli i sheqerit në gjak (glukozës) luhatet. Kur diabeti shfaqet te një grua shtatzënë, e cila nuk ka vuajtur më parë, quhet diabet i shtatzënisë. Kjo sëmundje mendohet se vjen si pasojë e ndryshimeve metabolike të shkaktuara nga ndikimi i hormoneve, të kombinuara me prirjen e një nëne për ta shfaqur më vonë diabetin. Rreziku i shfaqjes së tij gjatë shtatzënisë, është më i lartë te disa femra, veçanërisht tek ato që:
janë mbi 30 vjeçe;
në historikun shëndetësor familjar, kanë raste të kësaj sëmundjeje;
janë mbi peshë;
në shtatzëninë e mëparshme kanë lindur një foshnjë me peshë të madhe.
Rreziku i shfaqjes së diabetit gjatë shtatzënisë është më i madh te grate me ngjyrë, hispanike dhe amerikane, krahasuar me gratë e tjera. Gjithashtu, ato kanë më tepër rrezik që të vuajnë nga diabeti i Tipit 2. Ndonëse diabeti gjatë shtatzënisë nuk përbën rrezik për shëndetin e nënës, mjekët kryejnë vazhdimisht analiza, pasi ai është i rrezikshëm për fetusin. Një nga rreziqet kryesore për foshnjat, është se lindin me peshë të madhe (makrosomia). Përveç kësaj, fetuset që në mitër janë të ekspozuara ndaj glukozës së lartë në gjak, mund të kenë nivel të ulët glukoze kur u pritet kordoni umbilikal dhe për pasojë, mund t’u ndërpritet furnizimi me këtë lëndë. Në rast se nuk konstatohet menjëherë, kjo mund të shkaktojë apopleksi tek i porsalinduri.
Në qoftë se diabeti gjatë shtatzënisë nuk konstatohet dhe trajtohet, ekziston rreziku që foshnja të lindë e vdekur ose të ndërrojë jetë më pas. Kur problemi diagnostikohet dhe trajtohet si duhet, rreziqet për fetusin mund të jenë më të vogla.
Shenjat dhe simptomat: në përgjithësi, diabeti gjatë shtatzënisë nuk shoqërohet me ndonjë simptomë të veçantë. Për këtë arsye, analiza e glukozës kryhet nga java e 24-t deri në javën e 28-të të shtatzënisë. Kjo analizë mund të bëhet edhe më parë, në qoftë se mjeku mendon se nëna e ardhshme rrezikohet nga shfaqja e diabetit.
Kështu, shumica e mjekëve vendosin që t’ua bëjnë të gjitha grave analizën për diabetin, pavarësisht nga mosha e tyre apo faktorët e rrezikut. Për të bërë këtë analizë, duhet të pini një solucion me glukozë. Pasi të kalojë një orë që e keni pirë, merret kampioni i gjakut dhe kontrollohet niveli i
glukozës. Në qoftë se rezultatet nuk janë të mira, atëherë, bëhet një analizë e dytë, e quajtur analiza treorëshe e tolerances së glukozës. Për të bërë të gjitha analizat e mësipërme, nuk duhet të fusni asgjë në gojë gjatë natës. Në mëngjes do të pini sërish solucion glukoze e më pas do t’ju merret gjak çdo tri orë. Diabeti gjatë shtatzënisë konstatohet vetëm te një përqindje e vogël e grave, të cilat i nënshtrohen analizave të njëpasnjëshme për nivelin e glukozës në gjak.
Trajtimi: për ta pasur nën kontroll diabetin gjatë shtatzënisë, duhet të përcaktoni nivelin e glukozës në gjak. Më pas, duhet ta trajtoni përmes një diete, ushtrimeve gjimnastikore dhe analizave të vazhdueshme që e mbajnë glukozën nën kontroll. Pjesa dërrmuese e mjekëve mund t’ju këshillojnë që ta matni në shtëpi nivelin e glukozës. Niveli i saj matet zakonisht në mëngjes, kur jeni esëll, dhe dy orë pas ngrënies, për të parë se sa është rritur pas vaktit.
Për ta mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, mund të përdoren edhe mjekime nga goja, në qoftë se pavarësisht nga dieta dhe ushtrimet fizike, sheqeri vazhdon të jetë në nivele të larta. Kjo
është një mënyrë e sigurt për fetusin dhe ka rezultate të mira për shumë nëna. Nëse edhe mjekimi nga goja nuk ka rezultat, ndoshta duhet të përdorni insulinë. Mjeku mund t’ju këshillojë që ta monitoroni në mënyrë të rregullt fetusin, gjatë javëve të fundit të shtatzënisë. Gjithsesi, me rritjen e fetusit bëhet akoma dhe më e vështirë që pesha e tij të përcaktohet përmes kontrollit me ultratinguj (eko). Pjesa më e madhe e mjekëve mundohen që ta sjellin në jetë foshnjën, në datën e parashikuar të lindjes. Nëse dhimbjet nuk fillojnë pasi foshnja ka mbushur 40 javë, atëherë mund të stimulohen.
Në shumicën e rasteve diabeti i shtatzënisë zhduket menjëherë pas lindjes. Për t’u siguruar që niveli i
glukozës ka shkuar në normalitet, mjeku mund ta kontrollojë atë në mënyrë periodike pas lindjes. Në qoftë se diabeti shfaqet në një shtatzëni, ekziston rreziku që të shfaqet edhe në të tjerat më pas.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...