Astroliving 2 Shtator 2019

Parashikimi i yjeve për muajin shtator: DASHI dhe DEMI

Astroliving

Dashi

Horizonte të reja do të hapen për të gjithë ata që tre muajt e fundit kanë punuar shumë apo kanë kaluar një provim me sukses. Shtatori do të jetë një muaj me të ardhura të mjaftueshme. Planetët do të ndikojnë pozitivisht gjatë dhjetë ditëve të para të muajit. Një ortak do t’ju ndihmojë. Nëse keni një projekt, përvishni mëngët gjatë gjysmës së parë të muajit, pasi gjysma e dytë do të jetë disi më e ngadaltë. Debate për një qira apo për disa çështje burokratike të lëna pezull do të trazojnë ujërat, sidomos rreth datës 23. Duhet të mendoheni mirë para se të çoni dëm një marrëveshje. Shpenzime të paparashikuara për shtëpinë. Jupiteri vazhdon të mbështesë shenjën tuaj.

Ky do të jetë një muaj i qetë në sferën e ndjenjave dhe ju do të reflektoni mbi çka ndodhur gjatë fundi i pranverës e deri më sot. Kjo do të jetë një periudhë fantastike për ata që kanë partnerët në krah. Jupiteri favorizon edhe ata që duan të bëhen me fëmijë. Shmangini ato polemikat e parëndësishme që lindin në familje apo ndërhyrjet e prindërve që hera-herës janë të patolerueshme. Data 15 do të jetë më e vështira për të lindurit e kësaj shenje. Ju e keni për zakon të bini në dashuri me njerëz të pamundur me shpresën se do të jeni në gjendje t’i ndryshoni. Pyeteni mirë veten nga fundi i muajit në keni në krah personin e duhur dhe përgjigjet s’do t’i merrni vetëm nga zemra. Ndonjëherë, për t’u bërë ballë gjërave, bëheni nervozë dhe rrezikoni shëndetin. Kujdes dy fundjavat e fundit të muajit. Kush është familjar, të shaminë debatet, sidomos tri ditët e fundit të shtatorit.

Demi

Ky do të jetë një tjetër muaj i rëndësishëm për ju. Maji ka qenë një muaj i mbushur me projekte dhe të ardhura të majme, por edhe shtatori s’do të jetë më i pakët. Shumë nga ju janë përpjekur fort për të rinovuar një kontratë. Gjatë muajve qershor-gusht, disa marrëveshje s’kanë shkuar aspak mirë. Ditët e para të shtatorit do t’ju ofrojnë mundësinë të rriteni sërish në aspektin profesional. Disa nga ju do të marrin telefonata për të punuar edhe jashtë shtetit. Është shumë e rëndësishme të mos u jepni rëndësi disa kritikave të provokuara nga persona ziliqarë, sepse yjet ju favorizojnë aq shumë, sa s’janë të paktë ata që do të donin t’ju zinin vendin. Investimet duhen vlerësuar me kujdes. Horoskopi do të jetë shumë i favorshëm edhe në fushën e ndjenjave. Madje edhe të vetmuarit do të kenë mundësitë e tyre, vetëm nëse keni pengesa të brendshme të pazgjidhshme. Ky është çasti i duhur për të nisur një rrugëtim të ri së bashku, pra, edhe për të menduar për martesë, sidomos ata që kanë shumë vite bashkë. Shumë shpejt do të keni një surprizë të madhe familjare. Ata që duan t’i japin fund lidhjes së tyre, bëjnë mirë të nxitojnë, pasi më vonë do të lëndohen më shumë. Mos u pendoni.

Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të nisur terapitë, kurat, pra, për të menduar për mirëqenien. Ankthi shkakton probleme psikosomatike, të cilat kanë ndikuar vërtet në shëndetin tuaj. Programojini mirë të gjitha. Ditët e para të muajit janë më të favorshmet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor