Astroliving 2 Shtator 2019

Mos merrni vendime të nxituara, për të cilat do pendoheni si dreqi; Hëna e Re në Virgjëreshë na shkund nga themelet

Astroliving

Hëna është sundimtari natyror i informacionit, emocioneve dhe intuitës dhe çdo tranzit hënor sjell në dritë ndjenja që na bëjnë të veprojmë. Në astrologji, transitet na tregojnë se si është energjia e përgjithshme dhe çfarë jemi në humor për të bërë gjatë një periudhe kohe specifike. Në mënyrë të ngjashme, fazat e Hënës mund të veprojnë si katalizatorë dhe nxitës emocionale për ne që të fillojmë marrëdhënie të reja, t’i japim fund atyre toksike etj.

Hënat e Re shpesh mund të shënojë fillimin e një prishjeje marrëdhënieje (që në të vërtetë ka marrë fund me kohë). Ju mund të filloni të analizoni dhe të rishikoni argumente pa pushim, të cilat mund t’ju detyrojnë të hiqni dorë nga një lidhje. Hëna e re simbolizon fillimin e ri në vetvete, ndaj përfundimi i një marrëdhënieje duhet parë si një rilindje.

Por, në anën tjetër kjo fazë hënore shënon fillimin e një udhëtimi. Mbani në mend se, gjatë një Hëne të Re, ne nuk mund ta shohim shkëlqimin hënor në Tokë. Kjo mund të na bëjë të veprojmë pak të nxituar - gjë që nuk është domosdoshmërisht e keqe, vetvetiu, për diçka që duhet të tregohemi të kujdesshëm. Megjithatë besojini instiktit tuaj, por mos lini gjithçka keni të sigurtë për diçka të re, që as nuk ia keni idenë se si mund të rezultojë.

Emocionet mund të jenë ekstreme dhe dramatike, por komunikimi në çift do t’ju ndihmojë me të vërtetë që partneritetet tuaja të rriten dhe evoluojnë!

Hënat e Re na bën të ndihemi të sigurt në adresimin e dëshirave tona me partnerin tonë, duke i dhënë fund argumenteve dhe duke krijuar kufij më të shëndetshëm. Hënat e Reja na detyrojnë të shprehim dëshirat tona seksuale, duke na lejuar të flasim lirshëm dhe të eksplorojmë fantazitë tona. Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor