Veshje 2 Shtator 2019

Doni frymëzim për t’u veshur bukur? Hidhuni një sy divave në Festivalin e Venecias

Veshje

Edhe pse është një event i rëndësishëm i kinemasë, gjatë festivalit të Venezias, edhe këtë vit, sytë dhe kamerat u fokusuan në tapetin e kuq për të fiksuar shkëlqimin e veshjeve dhe bizhuterive të të ftuarve. Dhe divat nuk zhgënjyen. Të gjitha revistat e huaja të modës bien dakord se mbretëresha e këtij festivali ishte Penelope Cruz. E shfaqur si një re tyli në tapetin e kuq të edicionit të 76-të të Festivalit të Filmit në Venezia, ajo ishte krejtësisht në temë me filmin e saj ‘Wasp Network’.

Britanikia Siena Miller, nga ana tjetër kishte zgjedhur të ishte minimaliste, por të gjithë u dashuruan me tunikën e saj rozë dhe Meryl Streep ishte gjithashtu e parezistueshme me printet e saj me lule.

Cate Blanchett është shfaqur gjithashtu hyjnore në këtë tapet të kuq e veshur nga Giorgo Armani dhe biondia nuk ka zhgënjyer as kësaj here me magjepsjen e saj. Roneey Mara dhe Michelle Hunziker janë duartrokitur gjithashtu në tapein e kuq…Nëse keni humbur motivimin për t’u veshur bukur, ndoshta këto foto mund t’ju frymëzojnë!

 

Penelope Cruz dhe Siena Miller

 

Elena Sofia Ricci dhe Meryl Streep

 

Monica Belluci dhe Lucy Boyntoh

 

Diane Silvers dhe Hailey Gates

 

Cate Blanchett dhe Rooney Mara

 

Michelle Hunziker dhe Sara Sampaio

 

Lady Kitty Spencer dhe Isabella Ferrari

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor