Guide per shendetin 31 Gusht 2019

Njihet ndryshe si vitamina e trurit dhe e gjakut; Këto janë ushqimet që duhet të hamë nëse s'duam të shkojmë tek mjeku

Guide per shendetin

Trupi ynë ka nevojë për vitamina dhe minerale në mënyrë që të funksionojë siç duhet, por një regjim i pashëndetshëm dhe jo i rregullt ushqimor, nuk mundet të na sigurojë të gjitha lëndët ushqyese për të cilat kemi nevojë ! Por nëse disa nga këto trupi i njeriut mundet t’i prodhojë vetë, ka disa vitamina si ajo B12 e ndër më të rëndësishmet për organizmin, që ne mund ta marrim vetëm përmes ushqimeve. Kjo vitaminë e veçantë ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe është mjaft e rëndësishme për shëndetin e indeve nervore dhe funksionimin e trurit. Mungesa e vitaminës B12 mund të çojë. Metabolizmi i çdo qelize në trup varet nga vitamina B12 dhe mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në depresion, në vështirësi neurologjike si dhe në anemi.  Trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale vitaminën B12. Prandaj, është thelbësore të merrni sasi të mjaftueshme nga ushqimet ! Më poshtë Living do të rendisë të gjitha ushqimet që janë burim i shkëlqyer i kësaj vitamine

Mishi i viçit , por dhe ai i kuqi në përgjithësi përmban sasi të larta të vitaminës B12 ! Megjithatë ekspertët e shëndetit rekomandojnë që ky të mos jetë burimi i vetëm i kësaj vitamine, pasi niveli i lartë i proteinave shtazore nuk sjell shumë përfitime për organizmin!

Midhjet dhe ushqimet e detit

Një lloj tjetër i ushqimit që na siguron një sasi të lartë të vitaminës B12 janë midhjet dhe molusqet ! Sasia e vitaminës B12 e pranishme në to mund të t’ju sigurojë kërkesat e nevojshme në ditë

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Të gjitha këto problemet shëndetësore që lidhen me mungesën e vitaminave B12,D,A dhe C

Qumështi

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ushqimeve që kanë vitaminë B12, duhet të zgjidhni edhe qumështin. Në të vërtetë, pirja e qumështit është mënyra më e thjeshtë për të marrë vitamina B12 në trupin tuaj dhe nëse dëshironi të siguroni që do ta përthithni këtë lëndë ushqyese, shtoni edhe disa drithëra të fortifikuar gjithashtu.

Veza

Këtu është një burim tjetër i vitaminës B12 të cilën duhet ta përfshini në regjimin tuaj. Vezët përmbajnë mjaftueshëm vitaminë B12, por duhet të dini se e verdha epërmban  përqendrimin  më të lartë të B12 ndërsa e bardha e vezës përmban proteina. Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor