Pjata kryesore 29 Gusht 2019

Speca të kuq të mbushur

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

»» 2 speca të kuq të mëdhenj

»» 50 g makarona “Risoni”

»» 1 kungull

»» 6 domate të vogla

»» 10 kokrra ulliri

»» 50 g djathë i bardhë

»» 3 gjethe borziloku të freskët

»» 1/2 limon

»» vaj ulliri, kripë, Piper

PËRGATITJA:

Pasi i presim specat në mes, i pastrojmë nga fijet dhe farat, i vendosim në tavë dhe i pjekim për 10- 15 minuta në furrën e ngrohur më pare në temperaturë maksimale. Ndërkohë, vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë. Më pas, në një tigan me pak vaj ulliri skuqim për 2-3 minuta kungullin e prerë në kubikë. Presim domatet, ullinjtë, djathin dhe borzilokun dhe i hedhim në një enë. Shtojmë aty kungujt e skuqur dhe makaronat e ziera. Hedhim kripë, piper, vaj ulliri dhe limon (lëngu dhe lëkura). Më pas, vendosim specat e pjekur në pjatë, i mbushim me masën e përgatitur dhe i shërbejmë të ftohtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor