“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Nga Frensis Lloji
Herë si PinUp Girl me shall me pika, buzë të kuqe e syze me bisht, dhe herë si rokstar, me pantallona lëkure e bluza të stampuara me simbole, Armina Mevlani është kameleoni i stilit, që duket se u jep biletën e një udhëtimi pa kohë, më shumë se një milion njerëzve që e ndjekin. Mjafton të bësh një kontroll të shkujdesur dhe të shpejtë në Instagram, dhe është e pamundur të mos ngecësh në rrjetën e saj! Të tërheqin vëmendjen e të hipnotizojnë fotot në profilin e saj, një faqe plot ngjyra, gjëra të bukura dhe informacione, siç do ta përshkruante ajo vetë. Do të tregoheshim naivë nëse do të mendonim se gjithçka që bën Armina, është të pozojë përpara aparatit. Të qenët blogere është punë me kohë të plotë, të paktën për ato vajza që kanë më shumë se një milion ndjekës.
Armina di ta shfrytëzojë më së miri hapësirën online, ndaj sigurohet që çdo postim apo video ta shoqërojë me përshkrime të plota, që njerëzit të marrin gjithfarë informacionesh për udhëtimet, modën, të jetuarit bukur e me stil. Armina ju merr me vete kudo që shkon (të paktën virtualisht), ndaj “zhbirimin” e profilit të saj e quajmë një udhëtim! Instagrami i Arminës duket si i qëndisur me dorë, gjithçka është e kuruar me kujdes, në mënyrë që asnjë post të mos bëjë “zhurmë” e të prishë rendin që është vendosur me aq merak përmes filtrave, ngjyrave, dritës e fotove që shkojnë me njëra-tjetrën!
Ndonëse ndër vite stili i fotografive ka ndryshuar dhe gjithçka ka ardhur drejt perfeksionimit, thelbi mbetet i njëjtë. Instagrami ka qenë dhe mbetet një rrjet social biznesi për sipërmarrësen! Rrjeti social që u hap në emrin e saj në vitin 2012, ishte jo vetëm në funksion të marketingut të butikut që Armina zotëron, por edhe të imazhit të blogeres, asokohe në të njëzetat. Ajo synonte tregun ndërkombëtar, bashkëpunimet me markat e njohura botërisht, të cilat nuk vonuan. Armina ka lidhur kontrata me shtëpitë më të mëdha të modës, si: “Dolce and Gabbana”, “Alessandra Rich”, “Sophia Webster” e një listë të gjatë emrash, aq sa edhe tapetet e kuq ku ka parakaluar.
Instagrami ka qenë trampolina që e ka ndihmuar blogeren shqiptare të kapërcejë kufijtë, jo vetëm virtualisht, por dhe në jetën e vërtetë. “Nëse nuk do të ishte Instagrami, do ta kisha shumë të vështirë të isha pjesë e kësaj bote”, - shprehet blogerja më e famshme shqiptare, ekskluzivisht për revistën “Living”.
Armina e ka thuajse të pamundur të qëndrojë indiferente ndaj komenteve e mesazheve. Marrëdhënia e saj me ndjekësit është e ndërsjellë dhe nuk ka ndër mend të heqë dorë nga lumturia e përditshme që merr nga ndjekësit e saj, vetëm për shkak të gjuhëve të hidhura. Blogeres i pëlqen të lexojë komentet pozitive dhe mundohet t’u kthejë përgjigje, edhe pse kjo i merr shumë kohë! Ndonëse është një nga vajzat më të ndjekura e të pëlqyera në rrjetet sociale, ndonëse është në qiellin e shtatë prej gjithçkaje që ka arritur, ajo është një vajzë me këmbë në tokë. Duket se kjo është filozofia e saj, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në jetë. “Mendoj se të gjithë duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përpiqemi të qëndrojmë kështu! Le të jemi sa më të thjeshtë, sa më të mirë!” – thotë vajza që ka ndikim në jetën e më shumë se një milion njerëzve.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...