Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Megjithëse trupi ynë detoksikon në mënyrë të natyrshme vetveten çdo ditë nëpërmjet mëlçisë, mushkërive, sistemit limfatik, lëkurës, veshkave dhe aparatit tretës, MEGJITHATË mbetje të tjera toksike mund të gjenden në dhjamë, inde, dhe në organet tona për shkak të kushteve të jetesës moderne. Në jetën përditshme jemi të ekspozuar ndaj ndotësve të ambjentit, ushqimeve të skuqura e të përpunuara dhe stresi. Për këtë mëçia jonë ka mbingarkesë dhe mbilodhje.Në këtë rast ajo që ne mund të bëjmë është ta ndihmojmë mëlçinë që të eleminojë më me efektivitet toksinat nga trupi.
Po cilat janë këto ushqime?
1.Hudhra: Vetëm një thelb hudhër ka potencial të aktivizojë enzimat e mëlçisë që ndihmojnë trupin të nxjerrë jashtë toksinat. Hudhra gjithashtu ka përmbajtje alicine dhe seleni, dy përbërës natyralë që ndihmojë pastrimin e mëlçisë.
2.Limoni: Limoni ka përmbajtje të lartë vitamine C dhe antioksidantë. Ai rrit në mënyrë të ndjeshme procesin natyral të pastrimit të organizmit nga helmet.
3.Karotat: Karotat kanë përmbajtje të lartë flavonoidesh dhe beta-karoteni që ndihmojnë në rregullimin e plotë të funksionit të mëlçisë.
4.Çaji jeshil: Sasia e flavonoideve që gjendet tek një filxhan çaji jeshil është më e lartë në krahasim me po të njëjtën sasi ushqimi apo pijesh që tradicionalisht janë konsideruar të shëndetshme, përfshi frutat e freskëta perimet dhe verën. Pra, tek një filxhan çaji ka më shumë flavonoide se tek një gotë verë.
5.Avokado: Avokado gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit nga toksinat falë antioksidantëve që përmban. Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...