Guide per shendetin 27 Gusht 2019

Nga infeksioni tek problemet me sistemin tretës, ja ç'tregon shija e hidhur në gojë për shëndetin tuaj

Guide per shendetin

Një shije e keqe në gojë mund të nënkuptojë një problem tepër serioz. Më poshtë keni të renditura disa nga arsyet kryesore:

Infeksion: Infeksioni në fjalë shkaktohet nga një bakter i quajtur Candida Albicans, i cili gjen terren për të qëndruar brenda gojës suaj dhe kontrollohet nga sistemi imunitar. Sapo sistemi në fjalë dobësohet, bakteri riprodhohet me shpejtësi duke shkaktuar infeksion. Kështu do të vini re praninë e pikave/copëzave të vogla në fyt, që shkaktojnë gjithashtu një shije të çuditshme. Ka një sërë arsyesh përse mund të keni një shije si metalike në gojë, nga ilaçet deri tek higjiena e dobët orale. Me zbulimin e shkakut mund të trajtoni edhe problemin e shijes së hidhur në gojë.

Shëndeti oral: Duhet të tregoni kujdes me higjienën dentare. I lani dhe pastroni dhëmbët rregullisht për të shmangur problemet me mishrat e dhëmbëve, si gingivit, periodontitit dhe infeksionet e dhëmbëve. Këto probleme mund t’ju lënë një shije të keqe në gojë. Nëse shkaku është shëndeti i dobët oral, mund të keni gjithashtu ënjtje të mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje ose erë të keqe të gojës. Mund të bëni një vizitë tek dentisti për një pastrim më profesional të dhëmbëve dhe pyetni nëse keni nevojë për një ilaç për trajtimin e ndonjë infeksioni.

Ftohje dhe infeksione të tjera: Ftohjet, infeksionet e sinusit dhe infeksionet në rrugët e frymëmarrjes mund të ndryshojnë shijen në gojë. Nëse ky është shkaku, mund të keni edhe simptoma të tjera, si bllokim dhe rrjedhje të hundëve, dhimbje të fytit dhe kollë. Pushoni, pini sa më shumë lëngje dhe merrni edhe qetësues nëse është e nevojshme. Shija metalike do të largohet menjëherë sapo të filloni të përmirësoheni.

Vitaminat: Vitaminat prenatale, hekuri ose suplementet e kalciumit mund të jenë shkaku i shijes metalike në gojë. Multivitaminat me kopër, zink ose kromium gjithashtu lënë një shije të hidhur. Lajmi i mirë është se kjo shije e hidhur largohet menjëherë pasi keni pirë pilulat.

Problemet me sistemin tretës: Acidi refluks dhe problemet me sistemin tretës mund të jenë përgjegjës për shijen metalike. Simptoma të tjera që paralajmërojnë se keni këto probleme janë fryrja e barkut dhe ndjesia e djegies në kraharor pas ushqyerjes.

Shtatzënia: Nuk është çudi që shija në gojë të ndryshojë gjatë shtatzënisë. Ju mund të zhvilloni një shije si metal në fillim të shtatzënisë. Kjo shije është e përkohshme dhe largohet vetvetiu.

Demenca: Gjërat shpesh shijojnë ndryshe për personat që vuajnë nga demenca. Kjo ndodh sepse pjesa e trurit që kontrollon shijen shpesh ndalon së funksionuar mirë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor