Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Keku është një ato ëmbëlsira të shpejta dhe të thjeshta që bashkon çdo pjesëtar të familjes rreth tryezës, por keku me vaj ulliri dhe kakao do t'ju bëjë të mos ngriheni prej saj. I thjeshtë, i shpejtë, duhen vetëm 15 minuta për ta bërë, dhe mbi të gjitha super i shijshëm, ky kek është pikërisht i duhuri për darkën e së shtunës.
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm me vrimë në mes ose jo: 130 ml vaj ulliri me shije delikate, 4 vezë, 200 gramë sheqer, pluhur, 140 gramë miell, 40 gramë kakao e hidhur, 20 ml qumësht dhe 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 gramë).
Përgatitja: Ndezim furrën në 180° C. Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve, rrahim vezët me sheqerin për 10 minuta. Tani përdorim spatul ose lugë druri për të përzier miellin, kakaon dhe sodën, të cilat i hedhim pjesë-pjesë me sitë. Shtojmë vajin, qumështin dhe i përziejmë edhe këto me kujdes. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e kakao dhe e pjekim afërsisht për 40 minuta ose aq sa, kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E heqim nga tava kur të jetë ftohur plotësisht.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...