Floket 27 Gusht 2019

Jeni në hall me flokët e dendur, këto janë 5 prerjet që parukierët rekomandojnë për ju

Floket

Nëse flokët tuaj të drejtë apo kaçurrela janë shumë të dendur, mund të quheni me fat (në përgjithësi flokët e rrallë e të hollë shihen si më problematikë), por ndonjëherë ky mund të shndërrohet në problem, sidomos kur bën nxehtë. Dhe në këto kushte duhet t’i mbajmë flokët lidhur për të shmangur nxehtësinë. Të mos flasim pastaj se sa shumë peshojnë flokët e dendur. Zgjidhja mund të ishte një prerje e shkurtër ose mesatare, kështu që telefononi parukieren tuaj duke pasur parasysh një nga modelet më poshtë:

Rrallimi i majave

Të rrallosh majat është mënyra më e thjeshtë për të lehtësuar disi peshën e flokëve të rëndë. Hollimi i tyre i jep elasticitet prerjes duke ruajtur gjatësinë dhe duke siguruar një prerje të plotë.

Lob

As e gjatë, as e shkurtër, kjo është prerja e momentit, e provuar nga shumë të famshëm. Kjo prerje konsiston në maja të rralluara dhe një kurorë të plotë e të dendur për të theksuar prerjen. Vështirësia qëndron në gjetjen e ekuilibrit të duhur mes shkallëzimit dhe ruajtjes së dendësisë.

Balluke e gjatë

Të mendosh për balluke kur bën nxehtë mund të duket një marrëzi, por jo nëse zgjedhim atë të duhurën. Për shembull një balluke e gjatë dhe e shkallëzuar lehtë, do ta bëjë më të menaxhueshme prerjen dhe do të dalë më në pah kur i kapni flokët bisht ose topuz.

Flokë të prera në fund

Ko prerje nuk është e lehtë për t’u mbajtur, por është një zgjidhje për ato që duan të presin flokët pa rënë shumë në sy. Është perfekte për flokët me onde sepse jep ndjesinë e flokëve të gjatë.

Prerja katrore

Një prerje ‘lob’ ose ‘bob’ katrore, e definuar mirë në fund është parë shumë pranverën që shkoi dhe është e përshtatshme edhe për stinën e nxehtë. Për të pasur modelin perfekt, flokët duhen prerë në të thatë sepse kur janë të lagur flokët me kaçurrela ose onde, tentojnë të zgjaten më shumë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor