Letra 26 Gusht 2019

''Jam njëlloj si të gjithë ju, mos më trajtoni ndryshe" Michele rrëfen jetën e tij mes dashurisë, punës dhe sindromës Down

Letra

Michele jeton në një provincë të Barit, është 26 vjeç dhe me sindromën Down. Ai ka vendosur të rrëfejë për jetën e tij të përditshme mes  punës sportit dhe një dashurie të madhe. Ai dhe Piera Stefania janë bashkë prej 6 vitesh dhe ëndërrojnë të martohen një ditë. Historia e Michele-s është një nga ato histori që na zbret me këmbë në tokë dhe na tregon se pengesa jonë e parë është vetvetja. Ai jeton me familjen në Toritto (provincë e Barit), punon si elektricist në një sipërmarrje familjare dhe praktikon taekwondo (art marcial) prej 20 vitesh.

“Në shkurt kam marrë pjesë për herë të parë në kampionatin ndërkombëtar të parë taekwondo( përshtatje e taekwondo për atletët me aftësi ndryshe) në Turqi dhe kam dalë i treti”, shprehet ai. Michele është një djalë si shumë të tjerë, madje si të gjithë. Kjo intervistë e tij për fanpage.it na tregon se çdokush nga ne mund të jetë ndryshe dhe njësoj në të njëjtën kohë.

“Dita ime nis në mëngjes, në 6.45. Ha mëngjes, vishem dhe  nisem për në punë. Gjatë orarit të punës merrem me gjëra të ndryshme. Më pas kthehem në shtëpi, bëj dush dhe në ditë të caktuara shkoj për të ngrënë në shtëpinë e të dashurës sime. Më pas kthehem në shtëpi, lexoj një libër dhe shkoj të fle.”

Michele dhe e dashura e tij, Piera Stefania janë njohur në një shoqatë për personat me Sindromën Doën në Bari. Piera është 20 vjeç, më parë jetonte në Polignano tashmë jeton në Bari për të qenë afër Michele. Ata duhen shumë dhe një ditë ëndërrojnë të martohen. Kanë marrë pjesë së bashku edhe në një sfilatë me fustane martesore.

Michelen dhe Pierën i lidh së bashku edhe pasioni për të kërcyer së fundi. “Aftësitë ndryshe dhe sindroma në forcojnë sepse mund t’i përdorim për të bërë gjëra të jashtëzakonshme që të tjerët nuk i kuptojnë”, shprehet Michele.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor