Pjata kryesore 26 Gusht 2019

Kur freskia e detit takon shijen e tokës, 2 receta kripe të aromatizuar që i duhen çdo amvise

Pjata kryesore

Nga Mirela Andoni, Fotografia Armand Habazaj

Recetat e sotme janë sa të veçanta, por edhe të thjeshta për t'u përgatitur, sa do të habiteni që nuk u ka shkuar mendja më parë. Do t'i japin një shije komplet ndryshe pjatave tuaja, si dhe do t'i pasurojnë ato me shijet e magjishme të erëzave.

KRIPË ME DOMATE TË THATA DHE TRUMZË
PËRBËRËSIT: 200 g kripë deti e jodizuar, 10 domate të thata dhe  2 lugë trumzë e thatë.

KRIPË ME LIVANDË
PËRBËRËSIT: 200 g kripë deti e jodizuar,  2 lugë livandë organike e thatë, 1 lugë fara finoku dhe 1 lugë fara koriandre.


PËRGATITJA ËSHTË E NJËJTË PËR TË GJITHA RECETAT: Në grirësen elektrike bluajmë përbërësit dhe kripën. E hedhim masën në një tabaka dhe e vendosim të thahet në hije. Më pas, thërrmojmë me duar topthat që mund të jenë formuar nga lagështira gjatë tharjes, e hedhim në vazo qelqi, e ruajmë në vend të freskët dhe e përdorim për t’u dhënë shije recetave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor