Guide per shendetin 25 Gusht 2019

Nëse doni të mbroni trupin tuaj mos i bëni KURRË këto gabime që lidhen me higjienën tuaj

Guide per shendetin

Kafshimi i thonjve tuaj si një mënyrë për të përballuar stresin: Ndonjëherë kafshimi i thonjve mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor dhe përdoret si një mënyrë e lehtë për t’i kapërcyer këto ndjenja.Ju gjithashtu mund të kafshoni thonjtë tuaj pa menduar fare. Për fat të keq, kjo nuk ju bën mirë, as për pamjen dhe as shëndetin tuaj.Hiqni dorë sa më shpejt të jetë e mundur, po kaloni poshtë baktere dhe mikrobe të grumulluara poshtë thonjve tuaj. Gjeni një mënyrë tjetër, alternative dhe më të shëndetshme.

 Pastrimi i veshëve me pastrues pambuku: Shumica prej nesh besojnë se ato na ndihmojnë të pastrojmë veshët. Sidoqoftë, ajo çfarë bëjnë është e kundërta; dylli i tepërt shtyhet, gjë që shkakton më shumë dëm sesa të mira.Si rezultat, shkopinjtë e pambukut mund të jenë një shkak i madh për dëmtimin e veshëve, humbjen e dëgjimit dhe kështu me radhë.Ekspertët mjekësorë ju këshillojnë që të vizitoheni tek një mjek në rast se keni me të vërtetë një problem. Ata do ta zgjidhin problemin tuaj pa shkaktuar dëme të mëtejshme.

Mospastrimi i saktë dhëmbëve tuaj: Nuk ka rëndësi se sa tërësisht ju i pastroni dhëmbët. Nëse nuk i pastroni dhëmbët me fill dentar, ju vështirë se mund të mbani mishrat e dhëmbëve tuaj në gjendje të mirë. Filli dentar ul rrezikun e baktereve për të shkuar më thellë brenda gojës dhe parandalon inflamacionin e dhëmbëve.

Mospastrimi i gjërave që përdoren përditë: Sa shpesh mendoni për objektet që i prekni përditë, por nuk i merrni seriozisht?Në të vërtetë, gjëra të tilla si kapëset e çelësave, tastiera, pulti dhe smartphone-t (në mesin e shumë të tjerave) janë vendet ku shumica e baktereve janë mbledhur.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor