Guide per shendetin 25 Gusht 2019

As më shumë e as më pak; Ky është orari i saktë që duhet të flini përditë

Guide per shendetin

Nëse flemë të paktën 7 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit optimal. Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme. Ndikimi i parë vërehet në ushqimet që konsumojmë dhe sasinë e tyre.

Duke qenë se hormonet e trupit rregullohet gjatë gjumit, në mungesë të tij, hormone e ushqimit çoroditen ndjeshëm. Si rrjedhojë, ndjesia e urisë shtohet përtej çdo imagjinate. Nuk është rastësi që kur jemi të pagjumë, na hahet më shumë.

Gjumi është i rëndësishëm sepse i jep kohë trupit dhe trurit të rimëkëmbet. Gjatë fazës së gjumit të thellë, trupi kategorizon informacionet më të rëndësishme dhe i rendit ato në kujtesën afatgjatë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor