Kujdesi per fytyren 25 Gusht 2019

Jo më shumë se një natë; Ja si të shpëtoni prej puçrrave kaq shpejt

Kujdesi per fytyren

Pra, ju keni një puçërr? Shanset janë që me siguri ka dalë përpara një eventi të rëndësishëm në jetën tuaj. Stresi mund ë bëjë që të ndodhë dicka e tillë. POr mos u shqetësoni sepse ka disa mënyra për ta hequr qafe brënda natës: Kuba akulli

Mbështillni kubat e akullit me një leckë të pastër dhe fërkojeni mbi puçërr për dy apo tre minuta.

Temperaturat e ulëta i zvogëlojnë poret e lëkurës, duke e bërë të vështirë për to mbushjen e tyre. Gjithashtu, asnjëherë mos i prekni puçrrat me thonj, pasi që do të lënë shenjë në zonën e prekur.

Nëse keni nevojë të kruheni, aplikoni akull.

Pasta e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve e thanë lëkurën, rrjedhimisht e zvogëlon ënjtjen dhe pezmatimin.

Preferohet të përdorni pastë të bardhë të dhëmbëve, pasi që ato me ngjyrë përmbajnë kimikale të dëmshme të cilat e dëmtojnë lëkurën.

Të bardhët e vezës

E bardha e vezës e largon ujin dhe ndyrësirat nga poret, të cilët janë shkaktarët kryesorë të puçrrave.

Proteina ndihmon në zvogëlimin e puçrrave të papritur, si dhe heqjen e pikave të zeza në hundë me rrënjë.

Limoni

Acidi citrik dhe vitamina C, me të cilat është i pasur lëngu i limonit, ndihmojnë në vrasjen e baktereve në puçrra, dhe shërojnë zonën ku gjenden ato.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor