Pjata kryesore 24 Gusht 2019

Tartë verore me qepë të njoma dhe djathë të bardhë

Pjata kryesore

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Një recetë që mund të hahet edhe e ftohtë, është gjithmonë zgjidhje në stinën e verës. Ndryshe ajo klasikja me perime të përziera, shija e kësaj tarte të kripur është më e veçantë.

Përbërësit: 1 brumë briseé gati, për tavë me diameter 24/26 cm ose i përgatitur si më poshtë (brumin mund ta përgatitni një ose dy ditë më parë dhe ta ruani në frigorifer), 250 g miell, 150 g gjalpë i butë, 1 vezë, 1 lugë qumësht dhe 1/2 lugë e vogël kripë.

Për mbushjen: 5-6 qepë të njoma me bishta, 3 vezë, 250 ml pana, djathë i bardhë sipas dëshirës - i thërrmuar, majdanoz, piper, kripë.

Përgatitja: Ndezim paraprakisht furrën në temperature 160° C. Vëmë petën briseé në tavën me letër furre, e shpojmë bazën me pirun dhe e lëmë mënjanë. Qepët e qëruara i ndajmë në dy ose katër pjesë në bazë të trashësisë së tyre dhe i shpërndajmë në tavë bashkë me djathin. Vezët i rrahim me pirun në një tas bashkë me panën, kripë, piper dhe më pas e hedhim në tavë mbi qepët e djathin. Shpërndajmë majdanozin sipër dhe e vëmë tavën të piqet për 30 minuta afërsisht ose derisa të shohim që kremi me pana të jetë mpiksur dhe brumi të ketë marrë ngjyrë lartë dhe poshtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor