Showbiz 24 Gusht 2019

''Nuk duhej të merrej me të", Adelina Ismaili zbulon pas 16 vitesh si lindi sherri me Leonora Jakupin

Showbiz

Nëse në ditët e sotme këngëtarët shprehin pakënaqësinë me anë të ''diss-eve", këngë ku sulmon verbalisht konkurrentin, konkurrenten, në vitin 2003 gjërat nuk ishin aq të thjeshta ndaj debati, më saktë përleshja fizike mes Adelina Ismailit dhe Leonora Jakupit nuk mund të mos bënte bujë për publikun. Ndoshta disa prej jush e kanë harruar dhe tani po kërkojnë në Google, kurse të tjerë po sjellin në mend gjithë valën e thashethemeve të asaj kohe, po ja që krisma ka patur.

Dy këngëtaret e mirënjohura u kthyen në lajmin më të diskutuar të momentit, pasi kurrë më parë nuk ishte parë e dëgjuar një gjë e tillë në radhët e artistëve shqiptare. E ftuar në studion e emisionit ''Pressing", Adelina ka sqaruar për herë të parë pas 16 vitesh se si lindi konflikti me Leonorën, gjatë regjistrimeve për spektaklin e fundvitit.

''Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, Leonora kaloi dhe shtyu mamanë time, e cila i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve. Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë. Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër.” –tregon Adelina duke i vënë kapakun njëherë e mirë, të paktën versionit të saj të historisë së bujshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor