Showbiz 23 Gusht 2019

Harry dhe Meghan bëjnë gati valixhet, çifti i shumëpërfolur mbretëror do të braktisë Anglinë për ...

Showbiz

Ndërsa princi Harry dhe Meghan Markle po përgatiten për turin e parë mbretëror në Afrikë së bashku me djalin e tyre Archie, disa zëra flasin për përgatitje drejt një transferimi përfundimtar.

Sipas tabloideve të ndryshme, dy anëtarët e familjes mbretërore ‘të trajtuar si rock star’, nuk vlerësohen shumë në Pallat dhe të gjitha thashethemet negative që qarkullojnë rreth tyre mund të kenë bezdisur mbretëreshën. Por apo transferohen ata vërtet në Afrikë?

Sipas reporteres së ‘Page Six’, Cindy Adams, princi Harry dhe Meghan Markle po shkaktojnë pak si shumë drama për Buckingham Palace kështu që mund ta kthejnë Afrikën në shtëpinë tyre të re. Sipas Adams, ata nuk vlerësohen shumë nga publiku britanik duke u shprehur e bindur se ata mund të transferohen në Afrikë në mënyrë gjysmë të përhershme.

Ajo kujtoi një rast të ngjashëm në vitin 1930, kur duka i Winsdor dhe bashkëshortja e tij amerikane, ishin shumë dramatikë për t’u menaxhuar dhe u transferuan në Bahamas.

Buckingham Palace as nuk ka konfirmuar dhe as nuk i kah mohuar këto zëra. Është e vërtetë në fakt që Princi Harry dhe Meghan po përballen me shumë probleme në lidhje me shtypin britanik, por brenda familjes mbretërore ata janë shumë të dashur. Meghan është parë disa herë afër mbretëreshës dhe falë saj, Harry dhe princi Charles kanë përmirësuar marrëdhënien e tyre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor