Floket 23 Gusht 2019

''Boja e flokëve desh më la të verbër përjetë", historia shokuese e 18 vjeçares që duhet të lexojë çdo grua

Floket

Nuk ishte hera e parë Riley O’Brien lyente flokët, ndryshe nga shumë bashkëmoshatare të saj ajo kishte eksperimentuar me ngjyrat qëkur ishte 14 vjeçe, megjithatë ajo që i ndodhi muajin e kaluar është një nga ato përvoja të tmerrshme që nuk do ta harrojë kurrë. 18-vjeçarja britanike nga Colchester mbeti e verbër për dy ditë, si dhe e transformuar në fytyrë pas një reaksioni të fortë alergjik, të shkaktuar nga boja e flokëve. 


‘’Nuk më ka pëlqyer kurrë ngjyra ime e flokëve, kjo është edhe arsyeja përse kam filluar t’i lyej që në moshë të vogël. Kam eksperimentuar me pothuajse të gjitha ngjyrat bionde, brune, xhinxher, ngjyrë gri etj, megjithatë ajo që ndodhi atë natë më ka bërë të kuptoj se nuk dua t’i lyej më flokët për gjithë jetën. Duhej të dilja me disa miq, por nuk isha aspak e kënaqur me pamjen time. Vendosa të përdor një bojë me ngjyrë kafe të errët, një bojë të cilën e kisha përdorur edhe një vit më parë, por gjërat nuk shkuan aspak siç mendoja.

Fillimisht nuk pata asnjë shqetësim, por kur ndodhesha në festë ndieva që nuk isha mirë. Kisha kruajtje, po më binini më shumë flokë si zakonisht, kisha temperaturë të lartë dhe më digjte i gjithë skalpi. U ktheva menjëherë në shtëpi dhe kur u zgjova në mëngjes u shokova. Fytyra ime ishte transformuar plotësisht dhe nuk arrija të shihja pothuaj asgjë. Shkova menjëherë në spital dhe mjekët më thanë se kisha pësuar reaksion si pasojë e paraphenylenediamine (PPD), një kimikat i gjendur në bojën e flokëve.Kimikati i sipërpërmendur gjendet thuajse në 90% të bojrave të flokëve që përdoren rëndomtë në sallone bukurie.''-përfundon Riley. Ajo ka ndarë fotografitë e saj në rrjete sociale duke ndërgjegjësuar të gjitha vajzat të bëjnë teste paraprake para se të lyejnë flokët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor