Letra 23 Gusht 2019

''Të tjerët thonin se ishe ndryshe, por për mua je HEROI IM" letra emocionuese e një vajze për babain me sindromën Down

Letra

Richie Anne Castillo nuk e kishte marrë kurrë me mend se një urim i thjeshtë datëlindjeje, kushtuar babait të saj me rastin e 50 vjetorit, do të bënte xhiron e rrjeteve sociale dhe medieve më prestigjioze në botë. Kishte kohë që dëshironte t’i shkruante një letër ku të mund t’i shprehte frikën, presionin që kishte kaluar vetëm sepse ishte vajza e një njeriu ‘’ ndryshe’’. ‘’Sa të marrë, ku e dinin ata që babai im ishte unik, që ne ishim një familje me fat’’-shkruan ajo në një nga rreshtat e publikuar më 11 qershor, në llogarinë e saj në Facebook.

‘’I dashur babi! Ndoshta nuk do ta lexosh kurrë këtë mesazh pasi ti nuk je tipi i rrjeteve sociale, por dua të dish se të dua me gjithë zemër dhe jam AQ KRENARE që jam vajza jote. Dua që të gjithë ta dinë se je njeriu më i bukur në botë, si jashtë dhe brenda, dhe unç jam aq me fat që të kam.

Askush nuk e kishte menduar që do ia arrije kësaj dite. As mjekët që të kanë ndjekur prej kohësh, por ja që ia dole. Dhe e di pse? Sepse je një luftëtar. Nuk ta kam thënë kurrë, por në shkollë më kanë bullizuar dhe përbuzur sepse isha vajza jote. Nuk e kuptoja përse talleshin me mua dhe më thonin që ti nuk je normal. ‘’NORMAL” ç’kuptim të ketë vallë kjo fjalë? Kush e vendos çfarë është ose jo një njeri normal? Qaja, mërzitesha, nuk doja të shkoja në shkollë sepse mendoja që as unë nuk isha normale, sikundër edhe ti. Më vjen keq që jam treguar kaq frikacake, një luftëtar si ti meriton më shumë sesa unë. Por kur u rrita, kuptova se vuaje nga sindroma Down, kuptova se ishe njëlloj si të gjithë dhe meritoje vetëm dashuri.

Babi, je njeriu më i fortë që kam njohur ndonjëherë. Nuk the kurrë se ishe i lodhur, përkundrazi shkoje çdo ditë në spital më i motivuar se kurrë. Nuk e merr me mend sa keq ndihem që nuk të kam qëndruar afër, që s'të kam çuar kurrë në plazh e as të kam takuar sa do të doja. Por dije se të dua më shumë se çdo gjë tjetër, je shembulli dhe idhulli im. Do të doja që të gjithë ta dinin sa i mrekullueshëm je.''-shkruan ajo në postimin e saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor