Ëmbëlsira 22 Gusht 2019

Përse t'i blini kur mund t'i bëni vetë, receta e vetme e akullores biskotë

Ëmbëlsira

Nga Linda Fishta/ Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 6 persona:  30 biskota Petit Beurre ose ato që keni, 200 ml pana e ëmbël shumë e ftohtë nga frigoriferi – në të kundërt shtoni 1 lugë të madhe sheqer pluhur, 150 g kos grek (i trashë), 2 lugë të mëdha me Nutella dhe 1 lugë e vogël gjalpë kikirku – mos e vini nëse nuk dëshironi.

Përgatitja: Në robot ose në një tas, me rrahësen elektrike rrahim panën derisa të bëhet si e ngrirë. Në një tas tjetër, përziejmë Nutella-n dhe gjalpin e kikirikut, shtojmë kosin dhe më pas panën e rrahur pjesë-pjesë, duke e përzier me spatul me lëvizje nga poshtë-lart. Në një tavë, vendosim pranë njëra-tjetrës 15 biskota, shpërndajmë sipër tyre kremin dhe vendosim biskotat e tjera mbi kremin duke u kujdesur që të jenë në një drejtim. E mbulojmë të gjithë tavën me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në ngrirje në frigorifer për 3-4 orë. Kur ta shërbejmë, e nxjerrim nga frigoriferi dhe pas një minute e presim me thikë në drejtim të biskotave. Nëse nuk e konsumojmë të gjithë, e vëmë përsëri në ngrirje, të mbuluar me plastmasë kuzhine.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor