Showbiz 22 Gusht 2019

As Kate dhe as Meghan, kush është mbretëresha dorëlëshuar që vetëm harxhon para për veshje dhe trajtime

Showbiz

Nuk është hera e parë që dy dukeshat e famshme mbretërore, Kate Middleton dhe Meghan Markle bien pre e sulmeve të shtypit anglez, por edhe qytetarëve të thjeshtë për shkak të shpenzimeve të  çmendura. Për të qenë plotësisht të vërtetë, është Meghan ajo që është vënë në qendër të kritikave që nga dekorimi i dhomës së princ Archie-t, që kapi vlerë e 3 milionë sterlinave, pushimet e shtrenjta në destinacione përrallore e deri tek gardëroba përrallore, që sigurisht përmban firmat e emrave më të njohur të industrisë së modës. Të gjitha këto indicie na bëjnë të mendojmë se Meghan është më dorëlëshuar në radhët e mbretërisë.

via GIPHY

Por, ja që s’është vërtetë. Ekziston një tjetër grua e plotfuqishme që shpenzon sa qimet e kokës për të pasur një gardërobë perfekte. Bëhet fjalë për mbretëreshën  Rania të Jordanisë, e cila gjatë vitit të kaluar ka harxhuar plot 650.000 stërlina vetëm për veshje, aksesorë dhe trajtime, duke lënë pas Kate Middleton që ka harxhuar 80.000 stërlina dhe Meghan Markle, e cila ka shpenzuar plot 500.000 të tilla. Mamaja e katër fëmijëve shquhet për stilin e saj elegant dhe gjithmonë të kuruar, si dhe dashurinë që ka për luksin.

Mbretëresha e Jordanisë  Rania Al-Abdullah, e cila së fundmi është krahasuar me Maria Antonetën për shkak të shpenzimeve të kripura, njihet si një nga gratë më me influencë në Lindjen e Mesme. 48-vjeçarja është e çmendur pas Valentinos dhe Alexander McQueen, dy stilistët e saj të preferuar, por edhe produkteve e shërbimeve të luksit, që arrijnë vlera stratosferika.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor