Letra 21 Gusht 2019

''A duhet ta lejoj vajzën 20 vjeçare të bëjë operacion plastik?", mamaja kërkon ndihmë në rrjete sociale

Letra

‘’Kur jot bijë mbush njëzet vjeç,  ndoshta ti mendon se je përballur pak a shumë me të gjitha problemet që jeta të vë përpara dhe si prind, ti je në gjendje t’i menaxhosh. Por si do të ndiheshe nëse do të thoshte që dëshiron të fryjë buzët? Ose nëse do të donte të rimodelonte hundën?’’

Kjo është hyrja e një artikulli e botuar  së fundmi nga ‘’The Telegraph”, shkruar nga një editore bukurie me shumë njohje në procedurat e kirurgjisë estetike, duke iu nënshtruar disa ndërhyrjeve të caktuara në disa raste.

Por, në kohët ku ‘filler-i’ me acid hialuronik dhe botox-i po bëhen gjithnjë e më të zakonshme edhe nën moshat 30-vjeç, si duhet të sillet një nënë përballë kërkesës së një vajze të re për të bërë ndërhyrjen e parë estetike?

Le të kujtojmë që jemi gjithmonë në epokën në të cilën të rinjtë u drejtohen mjekëve estetikë dhe kirurgëve plastikë duke iu treguar selfie-t e motrave Kylie Jenner dhe Kim Kardashian, të cilat shihen si ikona të bukurisë pavarësisht se kanë pak ose asapk gjëra natyrale. Nëse vajza juaj ju pyet se ç’mendim keni për mjekësin estetike, si do ta trajtonit atë në mënyrë korrekte? Sipas Elena Benvenuti, psikoterapeute dhe psikanaliste, “ne duhet të jemi të sinqerta dhe të qeta. Shmangni qëndrimin e të folurit nga karrigia dhe moralizmat false nëse ju keni qenë të parat që i jeni nënshtruar tundimit të një ndërhyrjeje estetike.  Nëse ndërhyrja mjekësore estetike është diçka që ju e vlerësoni, mos e fshihni nga vajza juaj, përkundrazi, përpiquni ta motivoni dhe shpjegoni gjithmonë zgjedhjet tuaja, duke e mësuar të dojë dhe të respektojë trupin e saj.

Ajo që ka rëndësi për një nënë (por edhe për një baba) është të ndihmojë fëmijën të pranojë dhe dojë veten, duke u kujdesur për imazhin e vet pa rrëshqitur në obsesion dhe mbi të gjitha pa lënë pas dore kujdesin e rëndësishëm për anën e brendshme”.

Kirurgjia estetike dhe fëmijët, kur duhet thënë ‘Jo’

Nga kjo temë rrjedh spontanisht një pyetje e dytë: A është e drejtë që një nënë të ndalojë vajzën e saj të vendosur për të kryer një ndërhyrje estetike? “Padyshim është e drejtë dhe gjëja e duhur që një nënë të kontrollojë situatën, duke e kuptuar arsyen dhe dëshirën, si dhe duke reflektuar në arsyen e vërtetë të kërkesës dhe pjekurinë e vajzës, veçanërisht nëse është shumë e re.

Duhen vlerësuar shumë mirë arsyet që e shtyjnë personin të dëshirojë të ndryshojë në një farë mënyre, duke gjetur kohë për të folur hapur së bashku dhe ndoshta për të kërkuar për alternativa më pak invazive.

Mund të ndodhë që kërkesa për të bërë një ndërhyrje estetike mund të fshehë një keqtrajtim ose një ndjenjë të fortë pamjaftueshmërie të vajzës suaj.  Detyra e një nëne është të shkojë deri në fund, të shtrojë pyetjet e duhura dhe nëse është nevoja, të thotë edhe ‘jo’.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor